By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë
Sport

“Kaos!”, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

admin
Last updated: 16/11/2024 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

E paprecedentë! Dueli mes Rumanisë dhe Kosovën u ndërpre pasi futbollistët dardanë nuk u kthyen më nga dhomat e zhveshjes. UEFA ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë, por pas këtyre ngjarjeve kanë reaguar edhe mediat kryesore ndërkombëtar.

Pas më shumë se një ore pritje, në të cilën kosovarët nuk mundën të binden të kthehen për të përfunduar ndeshjen, arbitri Morten Krogh doli në fushë ku ndodheshin futbollistët rumunë për të dhënë vendimin përfundimtar.

Deri te vendimi për mos vazhdimin e ndeshjes, futbollistët dhe stafi kosovarë erdhën pasi gjatë gjithë ndeshjes pati thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është Serbi”.

Ndërprerja e ndeshjes ka bërë jehonë të madhe dhe Telegrafi u sjell më poshtë reagimet e disa prej mediave kryesore evropiane si Gazzetta dello Sport, Marca dhe L’Equipe, të cilat njëzëri raportojnë se ndërprerja erdhi shkaku i thirrjeve nga tifozët rumunë.

Gazzetta dello Sport (Itali): “Kaos në Rumani” – “Tifozët brohorasin pro Serbisë dhe largimit të Kosovës nga fusha. Ajo që ndodhi në minutat e fundit të kësaj ndeshje është e bujshme”.

“Klipet që qarkullojnë në internet tregojnë klipe me thirrje pro Serbisë. Prandaj erdhi vendimi i lojtarëve kosovarë për të shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi pati edhe një konflikt në fushë me kundërshtarët”, shkruan gazeta italiane.

Marca (Spanjë): “Kosova largohet nga fusha pasi tifozët e Rumanisë thërrasin “Serbi, Serbi!”. Futbolli bie sërish në sy për arsye të tjera përveç sportit”.

“Pas një konflikti mes Denis Alibecit dhe Amir Rrahmanit, tifozët vendas kanë filluar të thërrasin “Serbi, Serbi, Serbi”, kjo është arsyeja pse lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha dhe loja u ndërpre”, shkruan gazeta spanjolle.

L’Equipe (Francë): “Rumani – Kosovë, e ndërprerë për shkak të thirrjeve raciste nga publiku. Në kohën shtesë, pas një sherri mes Alibecit dhe Rrahmanit, Edon Zhegrova dhe kolegët e tyre shkuan të zemëruar në dhomat e zhveshjes, duke denoncuar thirrjet raciste nga një pjesë e stadiumit të Rumanisë”, shkruan gazeta franceze.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trump
Next Article Kërcënime e pasiguri: Realiteti i vrazhdë i gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?