By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kaosi në qytet dhe bllokimi i Ndërmarrjeve Publike, Arsovska e gatshme të ulet në tavolinë për bisedime me kryeministrin Mickoski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kaosi në qytet dhe bllokimi i Ndërmarrjeve Publike, Arsovska e gatshme të ulet në tavolinë për bisedime me kryeministrin Mickoski
Maqedoni

Kaosi në qytet dhe bllokimi i Ndërmarrjeve Publike, Arsovska e gatshme të ulet në tavolinë për bisedime me kryeministrin Mickoski

admin
Last updated: 16/08/2024 18:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 gusht – Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet.

“Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tavolinën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë. Temat të cilat Qyteti i Shkupit do t’i propozojë, ndërsa për të cilat besojmë se duhet të gjendet zgjidhje është tejkalimi i bllokadës aktive në Këshill nga këshilltarët e shumicës qeverisëse, bllokada e ndërmarrjeve nga bordet drejtuese dhe miratimi i programeve të punës së ndërmarrjeve publike”, njofton Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Në njoftim thuhet se presin edhe konfirmimin e propozimit për themelimin e trupit të përbashkët punues ndërmjet Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit.

“Shpresojmë për një qasje dhe partneritet të sinqertë nga Qeveria e R. së Maqedonisë në të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, theksohet në kumtesë.

Duke komentuar këtë propozim nga kryetarja Danella Arsovska, Mickoski sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve. Sepse, tha ai, “qyteti duhet të funksionojë normalisht”, duke treguar se po vjen fillimi i vitit të ri shkollor dhe qytetarët tashmë po kthehen nga pushimet vjetore.

“Gjithçka që duhet do ta bëjmë dhe do të takohem, dhe do të formojmë ekipe, gjithçka që nevojitet në interes të shkupjanëve, vetëm që problemi të zgjidhet. Nuk mundet kështu, ne tani funksionojmë në kushte jonormale, të cilat nuk i përngjajnë kryeqytetit të vendit e cila është pjesë e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për çdo zgjidhje jam i gatshëm dhe derisa shohim se nuk ka progres, atëherë duhet të shkojmë në mënyrë radikale… Të përpiqemi ta përmirësojmë atë që mundet të përmirësohet me fjalë, me politikë, me diplomaci. Derisa shohim se këtu nuk ka progres, atëherë do të duhet të bëhemi invazivë në zgjidhjen e problemit”, deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e kirurgjisë digjestive.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndahet nga jeta Nënkoloneli i Forcave të Armatosura
Next Article Reagon Noizy pas lirimit nga paraburgimi: Unë besoj në drejtësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?