By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro
KronikaMaqedoniTOP LAJM

Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro

admin
Last updated: 23/10/2025 09:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 tetor – Ka përfunduar aksioni i bastisjeve në disa lokacione në Shkup. Prokuroria ka lëshuar urdhër për zhvillimin e hetimeve ndaj 12 personave të dyshuar për veprat penale dhënie të parave me fajde, pastrim parash dhe fitime nga vepra të dënueshme.

Nga Prokuroria njoftojnë se për nëntë prej tyre, ekzistojnë dyshime se ishin bashkëkryerës ose ndihmës në veprat penale, ndërsa tre të tjerë dyshohen për veprën penale pastrim parash dhe fitime nga vepra të dënueshme.

“Sipas hetimeve, nëntë të dyshuarit, nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot, janë organizuar në një grup kriminal që merrej me dhënie parash me fajde, duke kërkuar përfitime të pajustifikuara materiale – në para, mjete apo pasuri të paluajtshme. Ata, duke shfrytëzuar gjendjen financiare të personave të dëmtuar, u huazonin para me interes mujor prej 5% deri në 15%, i cili rritej për çdo vonesë në pagesë”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, nga personat e dëmtuar kërkohej t’i kthenin paratë e huazuara me interesin e llogaritur ose të paguanin çdo muaj shumën e kamatës. Kur të dëmtuarit nuk ishin në gjendje të kthenin borxhin, të dyshuarit kërkonin që ata të dorëzonin ose të vendosnin hipotekë mbi pasurinë e tyre, duke e kaluar në emër të ndonjërit prej të dyshuarve. Pagesat e parave bëheshin drejtpërdrejt nga ndonjë prej të dyshuarve ose përmes llogarive bankare – nga llogaria e personit të dëmtuar në atë të ndonjërit prej të dyshuarve.

“Dyshohet se gjatë kësaj periudhe, 12 të dyshuarit dhe një person juridik si pjesë e një grupi të organizuar për pastrim parash, janë pasuruar në mënyrë të paligjshme me 125.033.527 denarë(rreth 2 milionë euro), të përfituara nga veprimtaria e kamatëdhënies”- thonë nga Prokuroria.

Një pjesë e parave të marra në mënyrë të tillë, të cilat u janë transferuar në llogaritë e tyre ose u janë dorëzuar në dorë nga persona të ndryshëm, ata i kanë përdorur për të krijuar përshtypjen se fondet janë të ligjshme – duke kryer transaksione ndaj llogarive të personave fizikë dhe juridikë, duke i përdorur për nevoja personale, blerje pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, si dhe për një jetesë luksoze, një pjesë e madhe e parave është tërhequr në para të gatshme.

Prokurori publik pritet që nesër t’i dorëzojë gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, propozimet për sigurimin e pranisë së të dyshuarve.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shënohet sot 23-Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
Next Article Sot do të ketë regjim të veçantë komunikacioni në qendër të Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?