By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Karakaçi: Nënstacioni i ri në Piqeras do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji në jug
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Karakaçi: Nënstacioni i ri në Piqeras do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji në jug
Shqipëri

Karakaçi: Nënstacioni i ri në Piqeras do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji në jug

admin
Last updated: 06/07/2026 16:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 06 qershor, Zhurnal.mk – Në Bunec, në zonën e Piqerasit, po punohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik. Nënstacioni ekzistues nuk i plotësonte më kërkesat aktuale për sigurinë e furnizimit me energji elektrike të zonës turistike, e cila ka njohur një zhvillim të shpejtë gjatë viteve të fundit.

Nënstacioni i ri, i cili pritet të jetë plotësisht në funksion me nisjen e sezonit turistik veror të vitit të ardhshëm, do të ketë një kapacitet disafish më të madh, si dhe pajisje të një teknologjie më të re, të cilat garantojnë furnizim më cilësor për të gjithë abonentët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi inspektuan nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në këtë kantier.

Për të garantuar ofrimin e shërbimit, gjatë kryerjes së punimeve për nënstacionin e ri, është ndërtuar një nënstacion provizor. Ndërkohë, nënstacioni i ri, krahas rritjes së kapaciteteve, do të ofrojë më tepër siguri për të gjithë zonën bregdetare.

“Ky nënstacion ka dhe një vlerë të shtuar, jo vetëm për sigurinë e furnizimit, por ka një rol shumë të veçantë për mbylljen e unazës së fidrave që vijnë nga nënstacioni i Sarandës dhe fidrave që vijnë nga nënstacioni i Himarës. Përveçse garanton zonën rreth e rrotull Piqeras, Borsh, Shën Vasil, u jep garanci dhe zonave të tjera Qeparoit, edhe Qafë Gjashtës dhe deri në Sarandë. Pra, është një nënstacion që ka shumë funksione, shtim kapacitetesh, rritje sigurie dhe rezervim të fidrave që vijnë nga dy nënstacionet e tjera, Himara dhe Saranda”, tha Dalipi.

Duke vlerësuar investimin që po realizohet, i cili i jep zgjidhje një shqetësimi të banorëve dhe bizneseve të zonës, veçanërisht gjatë sezonit veror kur edhe fluksi i vizitorëve është shumë i lartë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek masat e marra për mirëmenaxhimin e sezonit turistik.

Krahas investimeve të realizuara të cilat kanë rritur sigurinë në rrjetin e energjisë, OSHEE dhe OSSH kanë ndërmarrë një plan masash duke rritur numrin e grupeve të punës në terren për të bërë të mundur ndërhyrjen kudo ku do të evidentohen problematika për të garantuar ofrimin e shërbimit pa ndërprerje.

“Kemi hyrë pothuajse në pikun e sezonit turistik. Po diskutonim javën e kaluar që në fakt, pothuajse në fund të qershorit të javës së kaluar, ne kemi pasur ngarkesë më të lartë se dhe në pikun e muajit gusht të vitit të shkuar. Pra, që nënkupton që ngarkesat po fillojnë e vijnë në rritje dhe ne do shohim edhe ngarkesa më të larta që këtë fundjavë dhe duke vazhduar dhe muajin gusht. OSHEE-ja dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë ndërtuar një plan masash dhe të gjithë punonjësit tashmë janë në gatishmëri”, u shpreh Karakaçi.

You Might Also Like

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë, prioritet që nuk negociohet

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Balla takim me Hoxhajn, në fokus drejtësia për UÇK-në, integrimi në BE dhe siguria rajonale

Demo: 50 bashki gati zonat prioritare, mbi 9 mijë aplikime në territor për Paketën e Maleve

Zhupa: Të fundit në raportin e KE për cilësinë e ujërave larës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lionel Richie rikthehet në skenë pas urgjencës mjekësore
Next Article Tetova drejt një arterie të re moderne
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë
Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?