By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: Do t’i rrënoj objektet pa leje për të liruar hapësirat publike në qytet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: Do t’i rrënoj objektet pa leje për të liruar hapësirat publike në qytet
Maqedoni

Kasami: Do t’i rrënoj objektet pa leje për të liruar hapësirat publike në qytet

admin
Last updated: 22/01/2025 22:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami paralajmëroi vazhdimin e rrënimit të objekteve pa leje në dhe ndërtimeve shtesë të terrasave të cilat kanë zënë hapësirat publike. Kjo nismë sipas tij nuk ka të bëj me fushatë zgjedhore por lirim i hapësirave publike nga ata uzurpues që nuk kanë përfillur institucionet.

“Një ndër angazhimet e shumëta që kam pasur në komunën e Tetovës ka qenë ai i lirimit të hapësirave publike, ku edhe kam pasur kundërshtime nga ata që kanë përfituar nga uzurpimi i hapësirave publike. Por, duke pasur parasysh se për tridhjetë vite ka vazhduar ky trent i uzurpimit të hapësirave publike dhe Tetova sikur po ngulfatej, andaj ideja ishte që të lirohen hapësirat publike dhe kët6ë si proces e kam filluar që nga marrja e mandatit dhe s`ka të bëj me zgjedhje lokale. Nuk kemi marrë asnjë hap për prishje të objektit që është ndërtuar në pronë private, por ato që kanë zënë hapësirat publike. Mund të garantoj opinionin që më shumë objekte janë prishur të njerëzve që janë lidhur me Lëvizjen BESA dhe koalicionin VLEN se sa të tjerë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Problematike mbetet çështja e kryqit në Kodrën e Diellit. Edhe pse i njëjti është ndërtuar pa leje dhe vit më parë u soll një vendim për prishjen e tij, i njëjti ende vazhdon të mos zbatohet. Kasami tha se çështja është më komplekse pasi bëhet fjalë për një institucion fetar dhe një objekt i ndërtuar në pronë private të kishës në kodër të Diellit.

“Situata është pak më komplekse këtu sepse fjaloa është për një institucion fetar dhe një objekt që është brenda pronës private të atij institucioni fetar. E aq më shumë që kur erdhëm në krye të komunës së Tetovës pamë se për atë objekt fetar veçmë ka një zgjidhje urbanistike. Pra në momentin kur është ndërtuar ai objekt, kontesti mbetet që objekti është ndërtuar pa miratim të komunës së Tetovës, dhe deri sa ai objekt të mos ketë leje adekuate për ndërtim do jetë në procedur për eliminim të ndërtimit pa leje, por janë procedura jo vetëm për këtë por edhe objekte më vogla, procedurat për eliminim janë tejet komplekse”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami në intervistë për Alsat konfirmoi interesimin e tij edhe për një mandat tjetër në krye të Komunës së Tetovës. Ai tha se në kuadër të koalicionit VLEN ka një marrëveshje parimore për tu mbetur komunat që tashmë i drejtojnë. Kasami pranoi se disa nga premtimet më të rëndësishme për mandatin e parë nuk janë realizuar duke shtuar se do të duhet të paktën edhe një mandat për realizimin e tyre.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fatkeqësia me 76 të vdekur në Turqi/ Ali Ahmeti: Shpreh solidaritetin tim të thellë me popullin turk
Next Article Nuk ka më rritje të pagave për të zgjedhur dhe të emëruarit, kështu vendos Komisioni për zgjedhje dhe emërime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?