By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces
MaqedoniTOP LAJM

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

admin
Last updated: 19/05/2026 21:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë/Tetovë, 19 maj, Zhurnal.mk – Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, deklaroi se studentët në Maqedonia e Veriut do të mund t’i japin të gjitha provimet profesionale në gjuhën shqipe, duke theksuar se për këtë çështje ekziston dakordim me kryeministrin e vendit.

Në një intervistë për Top Channel, Kasami tha se VLEN ka marrë përgjegjësi për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe, përfshirë edhe provimin e jurisprudencës.

“Kemi dakordësi me kryeministrin që të gjitha provimet për përgatitje profesionale të jepen në gjuhën shqipe. Është proces që ka të bëjë me harmonizimin e të gjitha ligjeve me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Është situatë e trashëguar nga qeveritë paraprake dhe ne kemi marrë përgjegjësi për t’i zgjidhur”, deklaroi Kasami, përcjell Zhurnal.mk.

Ai komentoi edhe deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, lidhur me provimin e jurisprudencës, duke theksuar se askush nuk mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe.

“Fillkov nuk është ai që mund ta ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe. Jemi partneri i dytë në qeveri dhe bashkë me kryeministrin jemi dakorduar që ne përfaqësojmë dhe mbrojmë të drejtat e shqiptarëve”, tha Kasami.

Sipas tij, në qeveri mund të ketë eksponentë që tentojnë të bëjnë politikë me tema ndëretnike, por ai theksoi se me kryeministrin ekziston pajtueshmëri që këto çështje duhet të mbyllen dhe vendi të fokusohet drejt së ardhmes dhe integrimeve.

Kasami foli edhe për protestën e studentëve lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke deklaruar se protesta është keqpërdorur nga eksponentë politikë të opozitës, të cilët sipas tij kanë qenë përgjegjës për krijimin e situatës aktuale.

“Përkrahim çdo formë të protestës, sepse qytetarët janë zëri që korrigjon politikat e qeverisë. Fatkeqësisht, protesta u keqpërdor nga eksponentë politikë që ishin shkaktarë të kësaj situate”, tha Kasami.

Ai shtoi se nga personat e arrestuar gjatë protestës, asnjëri nuk ka qenë student, ndërsa njëri prej tyre ka qenë maqedonas.

Kasami ritheksoi se VLEN mbetet e përkushtuar për harmonizimin e ligjeve me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe për garantimin e të drejtës së studentëve shqiptarë që provimet profesionale t’i japin në gjuhën amtare.//Zhurnal.mk

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Shërbimet e reja sociale në vend, trajnime për kategoritë e rrezikuara sociale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Next Article Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?