By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Katedralja Notre Dame hap dyert, por kriza politike vazhdon të trazojë Francën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Katedralja Notre Dame hap dyert, por kriza politike vazhdon të trazojë Francën
Bota

Katedralja Notre Dame hap dyert, por kriza politike vazhdon të trazojë Francën

admin
Last updated: 09/12/2024 10:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Rihapja madhështore e kësaj fundjave të katedrales Notre Dame i dha një moment të rrallë pushimi presidentit Emmanuel Macron, pasi Franca mbetet e përfshirë në një krizë institucionale.

Megjithëse ceremonia mahniti liderët botërorë, përfshirë presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Macron mbetet shumë i papëlqyer në vend.

Bëhet e ditur se rihapja e shumëpritur e monumentit 860-vjeçar të shkatërruar nga zjarri u la në hije nga një votë mosbesimi në parlament që rezultoi në rënien e qeverisë së kryeministrit Michel Barnier të mërkurën.

Një turne diplomatik

Presidenti francez shënoi një triumf të madh diplomatik duke tërhequr Donald Trump për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fitorja e tij në zgjedhje.

Në Pallatin Elysee, Macron priti Trumpin dhe udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për një takim trepalësh – me shpresën për të bindur presidentin e zgjedhur të SHBA-së që të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përpjekjet e saj ushtarake kundër agresionit rus.

Por, të premten Trump tha se Ukraina duhet “ndoshta” të presë më pak ndihmë nga SHBA kur të kthehet në pushtet, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Gjatë një interviste me kanalin televiziv francez BFM, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin përgëzoi Macronin për “shfrytëzimin e mundësisë”.

Për më tepër, premtimi i Macron për të rindërtuar Notre Dame në vetëm pesë vjet ishte një bast i rrezikshëm që shumë pak besonin se ai mund ta arrinte.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kthimi në realitet

Por, tani lideri francez do të rifillojë bisedimet me liderët e partive.

Siç raportohet, ai do të takohet me krerët e Partisë së Gjelbër, Komuniste dhe më pas grupit të pavarur Liot.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përfaqësuesit e partisë së majtë, France Unbowed (LFI) refuzuan ftesën dhe i kanë bërë thirrje kreut të shtetit të japë dorëheqje.

Ndryshe, shumë fajësojnë Macronin për rrëmujën e vendit pasi ai shpërndau në mënyrë tronditëse parlamentin kur parti e tij humbi nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e BE-së në qershor.

Udhëheqësi francez justifikoi vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme duke thënë se kombi kishte nevojë për “sqarim”.

Në vend të kësaj, zgjedhjet legjislative përfunduan në një parlament të bllokuar pa shumicë të qartë.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aktakuza e re nga Specialja, Kuçi dhe Kilaj dalin sot para trupit gjykues
Next Article Lakers rikthehen te fitoret pas tre disfatave radhazi, triumfojnë edhe Miami e Golden State Warriors

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?