By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kazinot largohen 500 metra nga shkollat, përse nuk mbyllen tërësisht?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Kazinot largohen 500 metra nga shkollat, përse nuk mbyllen tërësisht?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kazinot largohen 500 metra nga shkollat, përse nuk mbyllen tërësisht?

admin
Last updated: 09/02/2024 19:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozim ligjin për Lojrat e Fatit, përmes të cilave parashihet largimi i objekteve të lojrave të fatit në distancë prej 500 metrave nga objektet shkollore. Kjo, u kremtua sikurse një fitore dhe arritje e paparë dhe me produktivitet të plotë. Por, që realiteti në praktikë e thotë të kundërtën, përderisa në shtetet fqinjë, Kosovë e Shqipëri lojërat e fatit janë të ndaluara tërësisht, te ne festohet dhe kremtohet si arritje distancomi 500 metra. Mirë që është bërë ky ndryshim, por përse mos të shtyhet iniciativa drejt mbylljes totale? shkruan Zhurnal.

Përse nuk mbyllen kazinot tërësisht?

Nuk duhet menduar gjatë për përgjigjen e kësaj pyetje që qarkullon në opinion pas miratimit të ligjit të ri për Lojërat e fatit. Nuk mbyllen tërësisht pasi ka njerëz që fitojnë miliona në ditë nga këto objekte në të cilat luhet edhe me fatin e qytetarëve. Nga objekte në të cilat shkatërrohen familje, humbin shtëpi të shumta e gjithçka me shpresë dhe optimizëm të fitimit ulen në ato karrige famkeqe. 

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase, sot ligji gjeti përkrahje dhe u miratua.

“Pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase dhe shqiptare dhe fushatës së tmerrshme të sponzorizuar nga industria e kazinove dhe bastoreve kundër meje dhe BDI-së, sot në Kuvend u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit që kishin përkrahjen e madhe edhe të Lëvizjes Antibixhoz si iniciativë qytetare. Tentuan në çdo mënyrë të pengojnë një zgjidhje ligjore që synon të mbrojë rininë duke përcaktuar rregullim më rigoroz të organizimit të lojërave të fatit, përmes largimit të bastoreve dhe kazinove 500 metra nga objektet shkollore që faktikisht nënkupton edhe mbylljen e shumë pikave të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe përcakton vlera më të mëdha për sigurimin e licencave të reja”, ka shkruar Grubi. 

LEN: BDI është në panik, biznesi i kazinove është arritja më e madhe e mandatit të tyre – 

Lidhja Europiane për Ndryshim në një kumtesë për media thotë se sot BDI e ka konfirmuar se është në panik të madh. Nga LEN thonë se “frika nga përgjegjësia penale dhe politike për krimin e kryer i bën ata të përpiqen me dëshpërim të heqin etiketën se janë bërë parti e kazinove”.

“Nuk ka turp më të madh për Ali Ahmetin kur hyrja e nëntokës mafioze serbe në RMV përmes online lojërave të fatit në internet falë kurbanit Përparim Bajrami, paraqitet si arritje kulminante politike. BDI ka prekur fundin, nga një parti që luftonte për të drejtat e popullit shqiptar u transformua në një shpërlarëse parash të pista. Populli shqiptar e di se distanca prej 500 metrash nga institucionet arsimore është vetëm një hudhje hi syve për të fshehur dispozitat ligjore që duhet t’i mundësojnë Grubit të mbushë xhepat me para publike. Artan Grubi në 4 vitet e fundit ka shpenzuar 40 milionë euro për pajisjet VLT. Vetëm një ditë para formimit të Qeverisë Teknike, ai bleu pajisje VLT për 12 milionë euro. Në vend të librave për nxënësit, shkollave, klinikave, spitaleve, sallave sportive dhe objekteve tjera strategjike, paratë u shpenzuan për helmimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, thuhet në reagimin e LEN-it.

Kazino në çdo cep të qyteteve, lojërat e fatit luajnë me fatin e qytetarëve –

- Advertisement -
Ad imageAd image

 Në vendin tonë nuk duhet ndonjë incizim me dron apo përdorimi i navigacioneve për të gjetur kazinotë dhe këto shitoret e parave sepse janë shpeshtuar aq shumë në lokacione që mund të gjesh në çdo cep e në secilin qytetet. Ekziston një shtrirje e gjithanshme dhe në lokacione shumë delikate e të rrezikshme për shoqërinë, posaçërisht për të rinjtë. Shembull, bastet dhe kazinotë hapen në lokacione përballë shkollave të mesme dhe kjo në mënyrë direkte u imponohet të rinjve duke qenë sa më tërheqës për ata.

Pothuajse në të njëjta lokacione po vendosen edhe “shitoret e parave” dhe me këtë ata po dëshmojnë se fokus grupet e tyre janë të rinjtë, sepse ata janë edhe në fazën ku kanë nevojë për para dhe janë prepotentë që të mashtrohen më lehtë. Por, viktima të kazinove dhe fajdexhinjve legal nuk janë vetëm të rinjtë, në këto vende janë të ekspozuar edhe të rriturit e të moshuarit, dhe kjo është tregues që kemi të bëjmë me një “virus” të dukshëm të prekshëm e që në mënyre manipulative infekton qytetarët.

Ndjenjat kundër kazinosë në qytete nuk janë një fenomen i ri. Shumë individë dhe grupe kanë ngritur shqetësime për efektet negative të kazinove në shoqëri, veçanërisht në zonat urbane. Këtu janë disa nga argumentet kundër kazinove në qytete:

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një nga shqetësimet më të rëndësishme në lidhje me kazinotë është potenciali i tyre për të nxitur varësinë dhe problemet e lojërave të fatit. Kazinotë mund të krijojnë shumë varësi dhe studimet kanë treguar se individët që luajnë në kazino kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të lojërave të fatit. Kjo mund të çojë në një mori problemesh, duke përfshirë problemet financiare, problemet familjare dhe marrëdhëniet, madje edhe çështje të shëndetit mendor. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Departamenti Shteti njofton vizitë të Blinken në Europë në datat 14-17, ndalesë edhe në Tiranë
Next Article TIKA dhuron pajisje teknologjike për Administratën e Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?