By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A
Maqedoni

KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A

admin
Last updated: 14/07/2025 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK),  ka njoftuar se projekti kapital për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A do të vazhdojë, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka hedhur poshtë ankesën e një operatori ekonomik.

“Projekti, i cili ishte pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese të paraqitur nga një Operator Ekonomik në OSHP, ka marrë tashmë dritën e gjelbër për të vijuar”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

OSHP ka vendosur më 10 korrik që ankesa ishte “e palejuar” dhe ka ripohuar ligjshmërinë dhe korrektësinë e plotë të veprimeve të ndërmarra nga KEK.

KEK rithekson se është i përkushtuar që ky projekt strategjik për sektorin energjetik të realizohet me “transparencë të plotë, integritet dhe profesionalizëm”, duke u bazuar në standardet më të larta të prokurimit publik dhe me dokumentacion të përgatitur në bashkëpunim me ekspertët vendorë dhe konsulencën e USAID.

Për të garantuar transparencë, KEK ka paralajmëruar se më 17 korrik 2025, në orën 13:00, në sallën e takimeve në TC Kosova B, do të bëhet hapja zyrtare e aplikimeve të operatorëve ekonomikë përmes platformës e-prokurimit, proces ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin social zyrtar të KEK Sh.A.

“Korporata mbetet e vendosur që këtë projekt jetik ta çojë deri në fund, duke garantuar konkurrencë të ndershme, transparencë të mirëfilltë, zbatim të ligjit dhe përkushtim maksimal për të ardhmen energjetike të vendit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kontroll në Tetovë, gjendet pistoletë dhe fishekë
Next Article ‘Jam shumë i lumtur që jam këtu’ – Modric mbërrin në Milano

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?