By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KEK reagon pas zjarrit në nënstacionin “Kosova B”: Nuk mund të fajësohemi për çdo incident në sektorin energjetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > KEK reagon pas zjarrit në nënstacionin “Kosova B”: Nuk mund të fajësohemi për çdo incident në sektorin energjetik
Kosovë

KEK reagon pas zjarrit në nënstacionin “Kosova B”: Nuk mund të fajësohemi për çdo incident në sektorin energjetik

admin
Last updated: 28/11/2026 14:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas raportimeve për zjarrin që ka përfshirë autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, duke kritikuar mediat për përdorimin e pamjeve të aseteve të saj në raportimin për këtë incident.

Në një reagim publik, KEK-u ka theksuar se zjarri ka ndodhur në infrastrukturën e transmetimit, e cila menaxhohet nga KOSTT-i dhe jo nga kjo korporatë.

Sipas KEK-ut, përdorimi i pamjeve të objekteve të saj në raportimet për këtë ngjarje krijon një perceptim të gabuar te qytetarët, sikur incidenti të ketë ndodhur në asetet e saj.

“Është e papranueshme që një incident i ndodhur në infrastrukturën e një operatori tjetër të ilustrohet me pamje të KEK-ut, duke krijuar te qytetarët përshtypjen se ngjarja ka ndodhur në asetet e Korporatës apo se përgjegjësia për të i takon KEK-ut”, thuhet në reagim.

Në reagimin e saj, korporata ka rikujtuar se sektori energjetik në Kosovë përbëhet nga disa operatorë dhe institucione, të cilat kanë kompetenca të ndara.

Sipas këtij sqarimi, KEK-u është përgjegjës për prodhimin e energjisë elektrike dhe termike, si dhe prodhimin e qymyrit. KOSTT-i merret me transmetimin e energjisë elektrike, KEDS-i me shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e rrjetit, ndërsa KESCO me furnizimin e konsumatorëve dhe faturimin.

Ndërkaq, ZRRE-ja është përgjegjëse për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit energjetik.

KEK-u ka kërkuar nga mediat që gjatë raportimit për incidente, defekte apo ndërprerje të energjisë elektrike të verifikojnë se cili operator është përgjegjës për infrastrukturën ku ka ndodhur ngjarja.

“Kjo praktikë e raportimit duhet të marrë fund. Nuk mund të vazhdohet me krijimin e një perceptimi publik ku çdo problem në prodhim, transmetim, shpërndarje apo furnizim i atribuohet KEK-ut, pa bërë dallimin ndërmjet përgjegjësive ligjore dhe operacionale të secilit subjekt”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, KEK-u ka theksuar se nuk i shmanget përgjegjësisë për asetet dhe veprimtarinë që menaxhon, por nuk mund të mbahet përgjegjës për incidentet që ndodhin në infrastrukturën e operatorëve të tjerë.

“Përgjegjësitë institucionale janë të ndara – raportimi i saktë nuk është zgjedhje, por detyrim profesional!”, përfundon reagimi i KEK-ut.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të rinjtë në fokus të Komunës së Tetovës, Kasami: Idetë e tyre janë të domosdoshme
Next Article Nichi ‘shpërthen’ nga xhelozia ndaj Antonetës: Nga njeriu më i dashur, u bëre më i urryer

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?