By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këngë e valle për alfabetin, derisa Inspektorati për përdorimin e gjuhëve “ka dalë” jashtë përdorimit!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Këngë e valle për alfabetin, derisa Inspektorati për përdorimin e gjuhëve “ka dalë” jashtë përdorimit!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Këngë e valle për alfabetin, derisa Inspektorati për përdorimin e gjuhëve “ka dalë” jashtë përdorimit!

admin
Last updated: 24/11/2025 11:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Të shtunën, në Manastir në qytetin ku para 116 vitesh u vendos një nga gurët themeltarë të identitetit shqiptar, Alfabeti pati sërish këngë, valle, flamuj, duartrokitje. Përfaqësuesit e VLEN-it në qeveri festuan me zell pranë tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, një atmosferë simbolike që synonte të tregonte unitet kombëtar dhe respekt ndaj një ngjarjeje historike. Edhe pse mungonin përfaqësues nga Shqipëria dhe opozita nuk mund të ishte uniteti i plotë. Por, sërish këto valle nuk mjaftojnë që gjuha shqipe të shkilet e askush mos të gjobitet, shkruan Zhurnal.

Politika nuk matet me valle –

Përtej festimeve realiteti i funksionimit të shtetit mbetet i ashpër përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut vazhdon të shkelet hapur dhe pandëshkueshëm. Në letër ekziston një Inspektorat për Përdorimin e Gjuhëve, por në praktikë ky institucion është shndërruar në një organ të heshtur, pa dhëmbë, pa autoritet një “zorrë qore” brenda aparatit shtetëror.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është një prej arritjeve formale të shqiptarëve, por mbetet i zbrazët pa zbatim. Institucionet shtetërore, komunat, kompanitë publike, madje edhe vetë qeveria shpesh e shpërfillin zyrtarisht shqipen, qoftë në njoftime, tabela, dokumente apo komunikime të brendshme.

Inspektorati i themeluar pikërisht për të siguruar respektimin e ligjit nuk ka dhënë asnjë shembull të vetëm serioz të penalizimit të shkelësve. Nëse një organ shtetëror nuk ushtron kompetencat e veta, fajin nuk e ka ligji. Fajin e ka udhëheqja dhe përgjegjësi politike e atyre që e kontrollojnë ose duhej ta kontrollonin.

VLEN-i në qeveri për ceremoni apo për reformë?

VLEN-i erdhi në qeveri me premtimin për qeverisje ndryshe nga ajo e BDI-së më efikase, më transparente, më llogaridhënëse, më afër nevojave të qytetarëve shqiptarë. Nëse një organ si Inspektorati i gjuhëve vazhdon të jetë i paralizuar, atëherë pyetja është e drejtë dhe e pashmangshme se çfarë po bën VLEN-i për të ndryshuar këtë realitet?

Derisa udhëheqësit festojnë, realiteti në administratë mbetet ai i vjetër gjuha shqipe trajtohet si opsionale apo sipas vullnetit të lirë, jo si e drejtë kushtetuese. A është ky ndryshimi i premtuar? A është ky model i ri i qeverisjes? Apo VLEN-i po e përsërit të njëjtën formulë të vjetër shumë ceremoni, pak punë?

Këtu nuk mjafton prezenca në manifestime, as vallet dhe fotot. Duhet punë sistematike aktivizim i inspektoratit, vendosje e targeteve konkrete për gjoba, raporte publike mujore, presion ndaj institucioneve që e shkelin ligjin. Këto janë masa që tregojnë seriozitet jo dukja në evenimente kulturore.

Kongresi i Manastirit është një ditë e historisë. Por historia nuk nderohet vetëm me valle folklorike. Ajo nderohet me punë të përditshme që mbron gjuhën, që forcon institucionet, që siguron barazi. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë vetëm për festa, që në fakt mirë që ndodhin, por këto festime kurrsesi nuk mbulojnë dhe plotësojnë punët dhe veprimet që nuk bëhen e që duhet të bëhen. argument.mk/

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sala: Tre skema të mbështetjes sociale, financim nga buxheti 2026
Next Article Uji në Shkup i sigurt për pije

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?