By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së
Kosovë

“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

admin
Last updated: 02/09/2026 12:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 2 shtator, argument.mk/ – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se dje nuk është refuzuar ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), pasi një marrëveshje e tillë, sipas tij, nuk ka ekzistuar.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se të gjithë deputetët e saj ishin pajtuar me këtë qëndrim.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar ata që, sipas tij, po e paraqesin situatën si një fitore politike, duke pyetur se çfarë është “shpëtuar” me këtë veprim.

Sipas Abdixhikut, ajo që është refuzuar dje ka qenë zgjidhja për postin e Presidentit të Kosovës dhe kandidati i propozuar nga LDK-ja. Ai vlerëson se ky refuzim ka përcaktuar edhe rrjedhën e mëtejshme politike të vendit, përkatësisht shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së dhe as kërkesë apo vendim i anëtarësisë së saj. Ai ka akuzuar grupe të tjera politike se prej muajsh kanë pasur si synim zgjedhjet e reja dhe se tashmë, sipas tij, po ndikojnë edhe në zhvillimet brenda LDK-së.

Kreu i LDK-së ka përmendur edhe rezultatin e dobët të partisë në vitin 2020, duke iu drejtuar kritikëve të tij me mesazhin se veprime të tilla mund të dëmtojnë më së shumti vetë LDK-në.

Megjithatë, Abdixhiku ka bërë të ditur se, pavarësisht situatës së krijuar, nuk sheh arsye për dorëzim.

“Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këte pozicion.

Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks?

Çfarë paskan shpëtuar?

Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja.

Dëm mund të bëjë çdo kush.

Për këtë, ja dora!

Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!

Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses.

Për këtë ndiej vetëm keqardhje!

Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithate do të triumfojë!

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Putin: Dronët ukrainas kanë dëmtuar rreth 100 anije ruse
Next Article Nikolloski u nis nga Shkupi, Mickoski e priti në Zelenikovë! Me udhëtim simbolik u promovua “Treni i qytetit”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?