By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
Bota

Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit

admin
Last updated: 23/01/2025 15:36
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kroacia i dërgoi një notë proteste Serbisë për shkak të marrëdhënieve dhe trajtimit të qytetarëve kroatë në atë vend.

Zagrebi ka kërkuar shpjegim dhe ka shprehur një protestë të fortë, për sjelljen e serbëve ndaj pesë shtetasve kroatë gjatë qëndrimit të tyre në Serbi.

Notën e ka bërë të ditur të mërkurën ministri i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq Radman, transmeton Telegrafi.

“Ne do të dërgojmë një notë proteste, do ta informojmë delegacionin e Bashkimit Evropian në Beograd për veprimet e autoriteteve serbe dhe sjelljen e tyre, në të cilën ata i vendosën qytetarët kroatë në pozitë poshtëruese”, tha ai.

“Ne do të mbledhim sistematikisht të gjitha rastet e keqtrajtimit të qytetarëve kroatë dhe do të informojmë Komisionin Evropian dhe Presidencën polake (BE) për këtë dhe, natyrisht, do të rishikojmë rekomandimin për udhëtimin e qytetarëve kroatë në Serbi”, shtoi ai.

Grliq Radman sqaroi se rekomandimi i MVEP-it për udhëtimin në një shtet fqinj do të ndryshohet, për mbrojtjen dhe sigurinë e kroatëve.

“Me sa shoh unë, siguria është e dyshimtë”, tha shefi i diplomacisë kroate.

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Klinika për radiologji dhe onkologji: Jemi në dispozicion për regjistër në formë të domosdoshme për FSSH-në
Next Article Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?