By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë! VLEN paralajmëron kandidat, Alili i pavarur, Dehari pret vendimin nga partia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë! VLEN paralajmëron kandidat, Alili i pavarur, Dehari pret vendimin nga partia
Maqedoni

Kërçova drejt garës me tre kandidatë shqiptarë! VLEN paralajmëron kandidat, Alili i pavarur, Dehari pret vendimin nga partia

admin
Last updated: 03/06/2025 16:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 qershor – Ka shumë gjasa që në këto zgjedhje lokale për Kërçovën të garojnë tre kandidatë shqiptar. Bilalla Kasami nga koalicioni VLEN bëri të ditur se do të ketë kandidat por nuk saktësoi se kush do të jetë.

“Janë në opsion disa kandidatë që ne si VLEN do t’i shohim edhe në konsultim me qytetarët, me strukturat e gjithë partive politike, me sektorin civil, intelektual dhe me faktorë tjerë të rëndësishëm të shoqërisë dhe për disa nga komunat mund të konsultojmë edhe agjenci të cilat matin opinionin publik se cili kandidat potencial do te jetë më i mirë dhe më i pranueshëm për qytetarët”, tha Bilall kasami, kryetar i L. Besa/VLEN.

Ai që tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën për Kërçovën është Shkodran Alili si i pavarur. Ai ka bërë thirrje që kësaj here partitë të hapin rrugë për rininë.

“Besoj se është e frytshme që të bëhet një rotacion politik t’i hapet krahu rinisë, të motivojnë rinin, ta mbështesin rininë dhe është koha që siç ne e kemi mbështetur në çdo cikël zgjedhor, në çdo është të tij se ku do të jetë dhe si donte udhëheqë dhe është koha që hapësira t’i jepet rinisë që te tregojmë sa dimë dhe çfarë mundemi të ndërtojmë”, pohoi Shkodran Alili, Kandidat i pavarur për komunën e Kërçovës.

Kandidatin e saj për Kërçovën, që e ka bastion, me shumë gjasa do të ketë edhe BDI, por ende nuk dihet se kë. Kryetari aktual nga radhët e integristëve Famir Dehari është i gatshëm për mandat të katërt, po pret që për këtë fjalën e fundit ta thotë partia. Në terren, ai tashmë ka nisur takimet me mërgimtarët.

“-Jo nuk ka akoma kandidat BDI-ja sepse BDI-ja gjithmonë kandidatët i ka nxjerrë mbi bazë te parimit të sondazheve dhe hulumtimeve të kandidatit që mbështet më shumë nga qytetarët.

-Ju a do te kandidoheni apo jo, ju personalisht ju jo çfarë thonë sondazhet?

-Kandidatura ime varet nga sondazhet dhe shumica e qytetarëve, nëse qytetarët më mbështesin në kandidimin e radhës në zgjedhjet e tetorit të këtij viti atëherë Fatmiri do të qëndrojë në ballë”, tha Fatmir Dehari- kryetar i komunës së Kërçovës.

Nga blloku maqedonas ende nuk kanë dalë me qëndrim për kandidatët. Pritet që periudhën në vijim VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja të dalin me emra për Kërçovën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Autoritetet ende pa përgjigje se ku ndodhet Grubi, Kovaçevski dhe Bajrami!
Next Article Denoncimet nga Arsovska – Prokuroria përvjelë mëngët, nis hetim për ndërtimin e një objekti pa leje në Çair

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?