By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërkesa ndërkombëtare për dërgim në kushtetuese të draftit të BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kërkesa ndërkombëtare për dërgim në kushtetuese të draftit të BE-së
Maqedoni

Kërkesa ndërkombëtare për dërgim në kushtetuese të draftit të BE-së

admin
Last updated: 14/03/2024 12:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, thotë se drafti i BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pa pasur një dakordim final për përmbajtjen e tij. Deputet të kësaj partie iu përgjigjen kërkesës së SHBA-së dhe BE-së për këtë çështje duke thënë se po e trajtojnë me nguti.

Me gjithë kërkesën e faktorit ndërkombëtar Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë lëvizje në drejtim të dërgimit të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria e Kosovës nuk dha ndonjë përgjigje se kur do ta dërgoj draftin e Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Por. deputetja e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, thotë se drafti i BE-së nuk mund të dërgohet në kushtetuese përderisa s’ka një dakordim final për përmbajtjen e tij.

“Nuk mund të kërkohet nga Republika e Kosovës të dërgohet drafti i BE-së në Gjykatë sepse siç e dini mbi këtë draft qeveria ka pasur komente që i ka dërguar tek emisari Lajçak dhe ka kërkuar të diskutohet mbi ato komente dhe s’është që është marrë ndonjë qëndrim mbi ato komente. S’kemi dakordim final si përmbajtje të tij dhe si i tillë s’mund të dërgohet në gjykatë. s’duhet të trajtohet me aq nguti sa po trajtohet prej SHBA-së dhe BE-së…”, tha Kryeziu.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ndërkaq, thotë se drafti i Asociacionit nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pa një qartësim të pozicionimit të qeverisë për të.

“Qeveria duhet ta qartësojë së cili është qëndrimi i saj për këtë çështje…..sepse me atë draft vendoset bazat e një autonomie politike e territoriale….pa nëj qartësim të pozicionimit të qeverisë ky draft nuk mund të dërgohet në Gjykatë duhet të ketë një vendimmarrje nga qeveria dhe më pas ia vendim të shkojë në gjykatë që ajo ta vlerësojë kushtetutshmërinë e tij”, tha Selmanaj.

Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se është detyrim i qeverisë që ta dërgojë sa më parë për vlerësim draftin e BE-së për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Qeveria e ka për detyrë me zbatuar asociacionin për shkak se draftin Gjykata Kushtetuese s’mund ta merr si letër…duhet me qene dekret. Qeveria është e detyruar që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Kryeziu

Faktori ndërkombëtar ka thënë se hapi i parë për themelimin e Asociacionit është dërgimi i draft-statutit të BE-së për shqyrtim dhe konfirmim në Gjykatën Kushtetuese.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti pret në takim Escobarin
Next Article Gjorgjievi: Operohet me listën e pritjes prej 120-150 persona të cilët presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?