By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kërkohet zbardhja e fatit të 1,600 personave të zhdukur, drejtësia nuk është opsionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kërkohet zbardhja e fatit të 1,600 personave të zhdukur, drejtësia nuk është opsionale
Kosovë

Kërkohet zbardhja e fatit të 1,600 personave të zhdukur, drejtësia nuk është opsionale

admin
Last updated: 25/06/2026 11:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Hapja e arkivave shtetërore, ushtarake dhe policore të Serbisë mbetet thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1.560 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Kwshtu u tha në përmbyllen e projektit “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë”.

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rrëfimet e familjeve të personave të zhdukur nuk përfundojnë me mbylljen e projektit, pasi ato vazhdojnë të jetojnë me mungesën dhe pritjen për përgjigje.

Ajo theksoi se Serbia vazhdon të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për mungesën e informacioneve lidhur me personat e zhdukur.

“Për familjet e personave të zhdukur me dhunë kjo është kërkesa e vetme: ta dinë ku janë më të dashurit e tyre. Përgjigje nuk ka, nga se Serbia ende i mban të mbyllura arkivat e saj ushtarake, policore dhe shtetërore, ndaj në këtë proces Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Në ato arkiva mund të gjenden të dhëna për urdhra për varrime, zhvarrime dhe vendndodhje që familjet i presin prej më shumë se një çerek shekulli.

Varrezat masive të zbuluara në territorin e Serbisë e kanë bërë të qartë se fshehja e gjurmëve ka qenë e qëllimshme. Hapja e arkivave nuk mund të mbetet çështje e vullnetit të Beogradit. Partnerët ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë si detyrim të qartë të Serbisë ndaj familjeve, ndaj Republikës së Kosovës, ndaj historisë sonë dhe ndaj së vërtetës. Rreth 1,600 persona ende janë në listat e të pagjeturve dhe shpeshherë përmenden si numra dhe si statistika. Por dokumentarët e tillë shkojnë përtej statistikave duke na dhënë emra, duke na dhënë fytyra dhe rrëfimet për ta përmes zërave që kanë pritur shumë gjatë”, tha Haxhiu.

Zëvendësshefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, tha se mbështetja për drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin mbetet pjesë e angazhimit afatgjatë të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajon.

“Bashkimi Evropian ka mbështetur prej kohësh drejtësinë tranzicionale dhe pajtimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Qasja jonë udhëhiqet nga parimi se këto procese duhet të jenë në pronësi vendore, gjithëpërfshirëse dhe të mbështetura në të drejtën ndërkombëtare… Shoqëria civile nuk mund ta mbajë e vetme këtë barrë. Përparimi i qëndrueshëm kërkon një angazhim më të fortë institucional dhe bashkëpunim më të ngushtë me të.

Trajtimi i trashëgimisë së kaluarës nuk ka të bëjë thjesht me kthimin e vështrimit prapa. Ka të bëjë me krijimin e kushteve për një të ardhme më paqësore, më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike. Drejtësia për viktimat, përgjegjësia për autorët e krimeve dhe përgjigjet për familjet e personave të zhdukur nuk janë çështje opsionale. Ato janë themele të domosdoshme për një pajtim të qëndrueshëm. Kjo është gjithashtu arsyeja pse drejtësia tranzicionale mbetet një element i rëndësishëm i rrugës evropiane të Kosovës dhe i së ardhmes evropiane të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Palatova.

Ndërkohë, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, tha se projekti ka përfshirë 80 intervista të realizuara në të gjithë Kosovën, me mbi 200 orë material të dokumentuar për familjet e personave të zhdukur.

Ajo tha se projekti kishte për synim dokumentimin e rrëfimeve të familjarëve dhe ruajtjen e kujtesës për personat e zhdukur, duke shkuar përtej mënyrës së zhdukjes së tyre dhe duke sjellë historitë e jetës së tyre për brezat e ardhshëm.

Projekti “Shpalosja e së Vërtetës: Luftimi i Gazetarisë Monoetnike dhe Avokimi për Personat e Zhdukur në Kosovë” është zbatuar nga BIRN Kosova dhe ACDC me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me qëllim promovimin e së vërtetës, kujtesës, llogaridhënies dhe pajtimit në Kosovë./KP/

You Might Also Like

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve

“Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bastisje në Kavadar, gjendet drogë – ndalohet një person
Next Article Spasenovski: Rikonstruksioni nuk është shenjë krize, por energji e re, pritet ritëm më i fuqishëm i Qeverisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?