Shkup, 31 korrik – Këshilli drejtues i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) e ka mbajtur seancën e 21-të, në të cilën u miratua Raporti gjysmëvjetor për punën e Fondit në vitin 2025.
Kryetarja e Këshillit dejtues, Jasmina Vukiceviq, siç thuhet në komunikatën FSPI-së, theksoi se raporti pasqyron punën e Fondit në periudhën e specifikuar. Ajo pret që në periudhën e ardhshme, arritja e objektivave të përcaktuara të vazhdojë dhe Plani për punë i Fondit për vitin 2025 të zbatohet plotësisht.
Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, theksoi se qëllimi kryesor i punës së Fondit është pagesa në kohë e pensioneve, gjë që po bëhet, si dhe zgjidhja e rasteve brenda afateve të përcaktuara me ligj. Kështu, shërbimet nën kompetencë të Fondit do t’u ofrohen qytetarëve në kohën e duhur dhe nuk do të ketë vonesa në punë.
Drejtoresha e Departamentit të financave në Fond, Fatime Nexhipi para anëtarëve të Këshillit drejtues e ka shpjeguar Raportin gjysmëvjetor dhe tha se në gjashtë muajt e fundit Fondi ka funksionuar me të ardhura dhe shpenzime të balancuara dhe se pensionet janë paguar në kohë. Në periudhën e përmendur, të ardhurat e përgjithshme të gjeneruara në periudhën janar-qershor 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë më të larta për 12,94 për qind, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në periudhën janar-qershor 2025 arrijnë në 64.741,63 milionë denarë dhe janë më të larta për 13,88 për qind në krahasim me shpenzimet në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i përfituesve të pensioneve është rritur për 1.748 persona, ndërsa Fondi ka paguar 286.458.780 denarë në përfitime pas vdekjes për familjet e 8.192 përfituesve të vdekur të pensioneve.
Këshilli drejtues i Fondit miratoi gjithashtu edhe një Propozim-vendim për autorizimin e personave për nënshkrim të autprizuar dhe disponim me fondet në xhiro-llogari e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, si dhe një Propozim-vendimin për miratimin e një Raporti për shpenzimet për pasurinë e lëvizshme.
Në seancë janë shqyrtuar edhe informacione të tjera brenda jurisdiksionit të Këshillit drejtues.