By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli drejtues i Fondit për sigurim pensional dhe Invalidor e ka miratuar Raportin gjysmëvjetor për punën për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli drejtues i Fondit për sigurim pensional dhe Invalidor e ka miratuar Raportin gjysmëvjetor për punën për vitin 2025
Maqedoni

Këshilli drejtues i Fondit për sigurim pensional dhe Invalidor e ka miratuar Raportin gjysmëvjetor për punën për vitin 2025

admin
Last updated: 31/07/2025 12:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Këshilli drejtues i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) e ka mbajtur seancën e 21-të, në të cilën u miratua Raporti gjysmëvjetor për punën e Fondit në vitin 2025.

Kryetarja e Këshillit dejtues, Jasmina Vukiceviq, siç thuhet në komunikatën FSPI-së, theksoi se raporti pasqyron punën e Fondit në periudhën e specifikuar. Ajo pret që në periudhën e ardhshme, arritja e objektivave të përcaktuara të vazhdojë dhe Plani për punë i Fondit për vitin 2025 të zbatohet plotësisht.

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, theksoi se qëllimi kryesor i punës së Fondit është pagesa në kohë e pensioneve, gjë që po bëhet, si dhe zgjidhja e rasteve brenda afateve të përcaktuara me ligj. Kështu, shërbimet nën kompetencë të Fondit do t’u ofrohen qytetarëve në kohën e duhur dhe nuk do të ketë vonesa në punë.

Drejtoresha e Departamentit të financave në Fond, Fatime Nexhipi para anëtarëve të Këshillit drejtues e ka shpjeguar Raportin gjysmëvjetor dhe tha se në gjashtë muajt e fundit Fondi ka funksionuar me të ardhura dhe shpenzime të balancuara dhe se pensionet janë paguar në kohë. Në periudhën e përmendur, të ardhurat e përgjithshme të gjeneruara në periudhën janar-qershor 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë më të larta për 12,94 për qind, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në periudhën janar-qershor 2025 arrijnë në 64.741,63 milionë denarë dhe janë më të larta për 13,88 për qind në krahasim me shpenzimet në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i përfituesve të pensioneve është rritur për 1.748 persona, ndërsa Fondi ka paguar 286.458.780 denarë në përfitime pas vdekjes për familjet e 8.192 përfituesve të vdekur të pensioneve.

Këshilli drejtues i Fondit miratoi gjithashtu edhe një Propozim-vendim për autorizimin e personave për nënshkrim të autprizuar dhe disponim me fondet në xhiro-llogari e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, si dhe një Propozim-vendimin për miratimin e një Raporti për shpenzimet për pasurinë e lëvizshme.

Në seancë janë shqyrtuar edhe informacione të tjera brenda jurisdiksionit të Këshillit drejtues.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Specialja po përdor dokumente të Serbisë”, Haxhiu: E papranueshme, nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal
Next Article Në VK Tabanoc pritet rreth 45 minutra

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?