By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Keshishev: Unë isha krahu i djathtë i Palços, nuk isha në dijeni të planeve që çuan në vrasje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Keshishev: Unë isha krahu i djathtë i Palços, nuk isha në dijeni të planeve që çuan në vrasje
Maqedoni

Keshishev: Unë isha krahu i djathtë i Palços, nuk isha në dijeni të planeve që çuan në vrasje

admin
Last updated: 07/04/2025 13:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, i akuzuari Vllatko Keshishev duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Ivica Stefanovski u shpreh për ngjarjet lidhur me rastet, duke zbuluar detaje për rrëmbimin dhe vrasjen e Pançes dhe Vanjës. Ai dëshmoi edhe për rolin e tij në partinë “E Djathta” dhe për ngjarjet të cilat çuan në përfundimin tragjik.

Keshishev arsyetoi se ishte portier në partinë politike “E Djathta” ku edhe ka qëndruar. Ai konfirmoi se ka përgatitur ushqim për Palçon, për veten dhe të pranishmit, ndërsa për mysafirët dhe simpatizantët ka bërë dhe shërbyer kafe dhe lëng.

Në pyetjen nëse gjithmonë ka vepruar ashtu siç i ka thënë Palço, u përgjig “po, kam qenë krahu i djathtë i tij”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit, Keshishev tregoi për përgatitjet e rrëmbimit të Pançes dhe momentin kur ka dëgjuar të shtëna, por theksoi se ishte larg nga vendi i ngjarjes. “Kur u vra Pançe, isha shumë larg dhe nuk e di se ç’farë kishte ndodhur”, tha ai.

Ai tha se nuk ishte i vetëdijshëm për planet që çuan në vrasjen.

Në dëshminë e tij, Keshishev tha se është paralajmëruar të hesht për ngjarjet, duke u përgjigjur në pyetjen pse pas vrasjes së Pançes nuk ka hequr dorë.

“Herën e parë që Veljo më paralajmëroi kur mbaruam gropën se “askush nuk duhet ta dijë këtë, koka mund të fluturojnë”, dëshmoi ai, duke shtuar se e kuptonte si kërcënim.

I pyetur se mbi çfarë baze e mbështet supozimin e tij se arma ishte në çantën e shpinës që mbante Palço, ai u përgjigj: “Supozimi im është se do të ishte e dukshme në rripin e personit që e mbante”. Kur u pyet më tej nëse kjo do të thoshte të mbante një armë për të rrëmbyer Pançen, u përgjigj: “Nuk e dija derisa ndodhi gjithçka që ndodhi”.

I pyetur se si e ka bazuar supozimin se Bore e kishte armën, ai u përgjigj se përfundimin e kishte nxjerrë nga salla e gjyqit. “Sipas asaj që u tha, se arma ishte e Bores, Bore pranoi se kishte një armë, nuk e dinte ku ishte, sipas asaj logjike mendova se ishte e tij. Përfundimin e kam nxjerrë nga salla e gjyqit”, tha Keshishev.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Keshishev u përgjigj me pohim në pyetjen nëse pamjet që i shikuam në gjykatë ishin nga momenti i grabitjes.

Në lidhje me pyetjen nëse automobili Reno Kangu ishte pastruar me WD40, u përgjigj “nuk kam parë, mendoj jo”.

Sipas njoftimit, pas dëgjimit të Keshishevit, duhet të dëshmojnë babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në aktakuzë thuhet se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deri të mërkurën ftohtë, pastaj mot stabil dhe më nxehtë
Next Article Ripyllëzim në Malit Sharr: 15.000 fidanë për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve (VIDEO)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?