By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Keshishevi: Thashë gjithçka sepse kam ndërgjegje për atë që pashë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Keshishevi: Thashë gjithçka sepse kam ndërgjegje për atë që pashë
Maqedoni

Keshishevi: Thashë gjithçka sepse kam ndërgjegje për atë që pashë

admin
Last updated: 04/04/2025 17:03
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

 Shkup, 4 prill – Në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, i akuzuari Vlatko Keshishevi sot në detaje është marrë në pyetje nga i akuzuari Ljupço Palevski, i cili ka parashtruar mbi 90 pyetje. Marrja në pyetje përfshinte pyetje për kërcënime, shantazhe, si dhe respektim kronologjik të video-incizimeve të paraqitura nga Prokuroria.

Keshishevi mohoi çdo kërcënim apo shantazh ndaj tij, anëtarëve të “E djathta” apo vizitorëve, nga ana e Palços, duke theksuar se ai gjithmonë ka dhënë këshilla.

Ai iu përgjigj pyetjeve të tjera në lidhje me dëshmitë, duke përfshirë edhe çantën e kaltër të shpinës, për të cilën tha: “Shihet në të gjitha pamjet, nuk mund ta përgënjeshtroj”.

I pyetur pse, në pyetjen nëse e di se ku është arma dhe motorolat, ai është përgjigjur në lidhje me një çantë të kaltër shpine dhe jo me armë, u përgjigj: “Supozoj se arma ishte në çantën e shpinës. Nëse do të ishte diku në të, ai do ta njihte. Nëse do të kishit një armë pranë jush, sigurisht që do ta njihnit përmes bluzës”, tha Keshishevi.

Për ngjarjet në Demir Kapi, ishte përmenduar se iniciatori më i madh për të shkuar ishte Velimiri, i cili pretendonte se atje kishte flori.

I pyetur nëse koha e shkuarjes dhe kthimit në Demir Kapi përputhet me pamjet e treguara nga PTHP, Keshishev u përgjigj pozitivisht. Në lidhje me motorolat, tha se beson që Palevski i ka porositur në Fejsbuk, dhe mohoi dorëzimin e tyre në selinë në Kisella Vodë.

Palevski e pyeti Keshishevin në lidhje me disa pamje dhe faktin se ato nuk përputheshin me kohën e ngjarjeve, me ç’rast Keshishev tha se nuk kishte orë dhe telefon me vete dhe nuk kishte ide për kohën.

Keshishev ka dëshmuar se gropa ku ishte varrosur Vanja është hapur para se të dëgjohen të shtënat. Ai tha se nuk ka dëgjuar asnjë zë nga vajza e vrarë sepse ishte në distancë prej 20 metra. Ai nuk ka parë një bisedë mes të akuzuarit dhe fëmijës, por vetëm si qëndronte mbi bagazhin e hapur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Lidhur me atë që është thënë për vrasjen, ai u përgjigj se nuk ka dëgjuar të përmendet “Fershpedi”, “A1” ose “banesë në Ohër”. Për lokacionin e ngjarjes, Keshishev tha se policët i ka drejtuar në vendin Brazda.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Palevskit, Keshishev pohoi se ishte rrahur në polici dhe në burg. “Por, jam rrahur, dy herë më kanë dërguar në spital, tha ai. I pyetur “ç’farë kërkonte nga ju policia, pse ju ka rrahur”? “Në burg asgjë nuk kërkonin, vetëm më rrihnin, dhe kur më arrestuan, atje me kryeshefin, kur erdhi ai e ndërprenë dhe filluan të flasin me mua në mënyrë të qetë dhe më kërkuan të tregoja gjithçka, dhe unë tregova sepse kam ndërgjegje për atë që e pashë, për fëmijën do të tregoj gjithçka edhe me rrahje edhe pa të. Rrahja vazhdoi në burgun e Shutkës”, tha Keshishev.

Në pyetjet e mbrojtësit të Palevskit, avokati Jovica Strashevski, Keshishev mohoi se së bashku me Manevin e kishin hapur gropën për Vanjën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

I pyetur, duke pasur parasysh se shenjat nga lopata nuk korrespondojnë me shenjat nga vendi i ngjarjes, nëse kjo do të thotë se MPB-ja nuk e ka marrë lopatën specifike, ai është përgjigjur se policia ia ka marrë lopatën para tij dhe ka pasur një lopatë tjetër që nuk e di se kush e ka marrë.

Për kohën e vrasjes së Pançes, ai është përgjigjur se nuk e di. Në pyetjen se pse pas vrasjes së Pançes nuk u tërhoq dhe u pendua dhe vazhdoi të merrte pjesë në vrasjen tjetër, ai tha se nuk mundej pasi siç tha ai “kisha dëgjuar shumë dhe Veljo herën e parë që më tha se askush nuk duhet ta dijë për këtë, e mora si të mirëqenë”.

I pyetur nëse familjari që u përmend, siç tha Strashevski, “nuk ka tentuar të kuptojë se kush është dhe nëse ai njeri, meqenëse jeni gjatë gjithë kohës në parti, ka ardhur tek ju dhe ka marrë çantën e shpinës nga partia, e cila është shumë e rëndësishme për procedurën, ndërsa fshihet edhe çanta e shpinës e familjarit”, Keshishev u përgjigj: “Askush nuk ka ardhur të më marrë çantën e shpinës, të paktën jo para meje”.

Seanca do të vazhdojë të hënën me pyetje nga Gjykata, e më pas me dëshminë e të akuzuarit Aleksandar Gjorçevski, pas të cilit është paraparë të dëshmojë edhe Ljupço Palevski.

Në aktakuzë thuhet se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t’ua japë automjetin e tij Citroen në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Taravari për rastin me Vedat Ademin: Propozuam marrjen e licencës së mjekut që ishte në kujdestari
Next Article Çka po zihet mes Ledrit dhe Bebe Rexhës?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?