Shkup, 28 qershor – Këtë fundjavë dhe të hënën moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperaturat e ditës do të jenë mbi 30 gradë, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Të martën pritet sërish destabilizimi i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë stuhie.
