By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KGJK certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > KGJK certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani
Kosovë

KGJK certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani

admin
Last updated: 06/07/2026 11:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave themelore, Gjykatës Administrative dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami prezantoi kronologjinë e procesit zgjedhor, duke theksuar se ai është zhvilluar sipas planit dhe kalendarit të miratuar nga Këshilli, ndërsa është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile.

“Kjo ka qenë një proces i zgjatur me të dyja datat që është zhvilluar, por më lejoni shkurtimisht me paraqit këtë kronologji. Ashtu siç e dimë të gjithë, Këshilli Gjyqësor ka miratuar datat e zgjedhjeve në gjykatat themelore të vendit. Komisioni, në bazë të planit dhe kalendarit, ka organizuar procesin si vijon: 16 qershor janë organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga katër kandidatë të nominuar, kandidatja e kualifikuar në votimin zgjedhor ka qenë gjyqtarja Valentina Sopjani. Më 17 qershor Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe në Ferizaj. Në Gjilan nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm për t’u kualifikuar në votimin zgjedhor, ndërsa në Ferizaj ka qenë gjyqtari Ilir Bytyqi. Më 18 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe në Pejë. Në Mitrovicë, kandidat të kualifikuar kemi pasur gjyqtarin Agron Maxhuni, kurse në Pejë, kandidati i kualifikuar ka qenë gjyqtari Besnik Shala. Ndërsa më 19 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prizren, ku sipas rezultatit të datës 19 qershor, kandidatja e suksesshme, e kualifikuar në votimin zgjedhor, ka qenë gjyqtarja Diona Bajrami. Me datën 22 qershor, komisioni ka pranuar një e-mail ku kandidati, respektivisht gjyqtari Besnik Shala, është tërhequr nga gara. Komisioni ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për datën 23 qershor, të cilët kanë qenë: gjyqtari Agron Maxhuni nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega Vushtrri; gjyqtarja Diona Bajrami nga Gjykata Themelore në Prizren; gjyqtari Ilir Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj; dhe gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Me datën 23 qershor është mbajtur votimi zgjedhor, ku sipas rezultatit nga këta katër kandidatë të kualifikuar, votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor i kanë fituar gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani. Është me rëndësi të theksohet se si në zgjedhjet e mbajtura në gjykatat themelore, po ashtu edhe në tubimin zgjedhor, kemi pasur monitorim nga partnerët ndërkombëtarë dhe nga shoqëria civile. Po ashtu, vlen të theksohet se i gjithë procesi i votimit zgjedhor është paraqitur drejtpërdrejt në faqen e Këshillit. Një risi në këtë proces ka qenë se çdo votë e numëruar është paraqitur në ekran dhe të gjithë pjesëmarrësit në tubim kanë pasur mundësi ta shohin se si bëhet numërimi më tutje. Unë, para se t’i propozoj Këshillit certifikimin e rezultateve, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time anëtarëve të komisionit gjyqësor, gjyqtares Afërdita Bytyqi dhe gjyqtarit Fahret Velija, po ashtu edhe stafit mbështetës, të cilët asnjëherë nuk janë kursyer që të kontribuojnë që procesi të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, në bazë të elaborimit që bëra, unë i propozoj Këshillit Gjyqësor që të certifikojë rezultatet, ku kandidatët e zgjedhur, respektivisht anëtarët e rinj të zgjedhur nga ky proces zgjedhor, janë gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani”, tha ai.

Pas prezantimit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës certifikoi rezultatet e zgjedhjeve, duke konfirmuar zyrtarisht zgjedhjen e gjyqtarit Agron Maxhuni dhe gjyqtares Valentina Sopjani si anëtarët e rinj të KGJK-së nga radhët e gjyqtarëve.

You Might Also Like

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave

Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas rrëfimit për IVF, Juliana Nura organizon “Baby Shower”-in për binjakët
Next Article VMRO‑DPMNE: Studentët në gusht dhe në shtator do të përfshihen në punën e komunave në kuadër të programit “muaj të praktikës”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë
Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?