Kia ka ndarë imazhe zbuluese të sedanit të ri K4 përpara debutimit publik të tij më 27 mars në panairin e automjeteve në New York. Nuk mund të mohohet se K4 i ri duket interesant, edhe pse vjen si zëvendësim i Forte.
Ndërtimi i çerdheve, Çitaku i reagon Nagavcit: Deklarata juaj, përpjekje delitanteske p…Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, Policia gjen 91 gëzhojaTaravari: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm që VLEN të jetë pjesë e QeverisëLlapi nuk merr fitore në tavolinë për ndeshjen me Malishevën, refuzohet edhe nga shkall…U arrestua në Big Brother dhe u fut sërish, flet avokati i Liam Mandiaros
Dizajni i jashtëm i tij i ngjan K3 më të vogël i cili zëvendëson modeli Rio, shkruajnë mediat e huaja.
Por, K4 duket të jetë më i madh se Forte që e zëvendëson. Dyert e pasme duken më të gjata, duke sugjeruar që ky model është më i madh.
Gjithashtu, ndryshim rrënjësor përfaqëson edhe pjesa e brendshme. Brendësia e tij përmban një ekran me prekje, butona për ngrohjen e ulëseve, si dhe timon me ngrohje.
Kia K4 duket se ka edhe porte USB dhe një prizë 12V 180W.
Bëhet e ditur se sedani do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra të brendshme: Slate Green, Canynon Brown, Onyx Black dhe Medium Grey.
Pas debutimit të tij javën e ardhshme, ai do të dalë për shitje në tregjet e SHBA-së.