Në takimin që zhvilloi, Zhao Leji u shpreh se pala kineze është e gatshme të ruajë shkëmbimet e nivelit të lartë me Zvicrën .Respektimi i interesave dhe shqetësimeve kryesore të njëri-tjetrit është një përvojë e vlefshme dhe rruga e duhur në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kina vlerëson angazhimin e Zvicrës për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh dhe është e gatshme të forcojë lidhjet ndërmjet të dy vendeve. Pala kineze është e gatshme t’i çojë përpara së bashku me palën zvicerane negociatat për përmirësimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë dhe bashkëpunimin me cilësi të lartë në sektorin financiar
Zhao Leji theksoi gjithashtu se të dy palët duhet të forcojnë më tej shkëmbimet midis organeve të tyre legjislative, të shkëmbejnë dhe të mësojnë nga përvojat reciproke në punën ligjvënëse e mbikëqyrëse.
Rinikeri u shpreh nga ana e saj se ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Kinës. Bazuar në respektin e ndërsjellë, hapjen dhe vullnetin e mirë, marrëdhëniet zvicerano-kineze janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe kanë arritur rezultate të frytshme.
Ndërkohë, Caroni tha se si Zvicra, ashtu edhe Kina u përmbahen parimeve të Kartës së OKB-së dhe mbështesin me vendosmëri multilateralizmin.