By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina do të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë më 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kina do të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë më 2024
BotaKina

Kina do të nxisë zhvillimin me cilësi të lartë më 2024

admin
Last updated: 05/03/2024 10:07
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Mbledhja vjetore e organit më të lartë ligjvënës të Kinës u hap mëngjesin e së martës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Kryeministri kinez Li Qiang paraqiti raportin e punës së qeverisë, duke vënë në dukje se në vitin 2023, Kina pati një tranzicion të qëndrueshëm dhe arriti një fitore të madhe vendimtare në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Kryeministri vuri në dukje gjithashtu në raport se ekonomia përgjithësisht u rimëkëmb dhe pati një prirje pozitive. Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës i kaloi 126 trilionë juanët, duke u rritur me 5.2 % dhe duke u radhitur në vendin e parë ndër ekonomitë kryesore të botës. Në qytete numri i vendeve të reja të punës arriti në 12.44 milionë, ndërsa shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte mesatarisht 5.2 për qind. Çmimet e konsumit për banorët u rritën me 0.2 për qind, ndërsa bilanci i pagesave mbeti në një gjendje të ekuilibruar.

Kina synon një rritje ekonomike prej afro 5 për qind në vitin 2024 . Në zonat urbane do të shtohen mbi 12 milionë vende të reja pune, ndërsa përqindja e papunësisë së anketuar do të jetë rreth 5.5 për qind, rritja e çmimeve të konsumit të banorëve (CPI) do të jetë rreth 3 për qind, do të sinkronizohet rritja e të ardhurave të banorëve me rritjen e ekonomisë, do të ruhet bilanci i pagesave, do të sigurohet vëllimi i prodhimit të drithërave mbi 650 miliardë kilogramë dhe do të ulet konsumi i energjisë për njësi të PBB-së në rreth 2.5 për qind për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit ekologjik.

Këtë vit do të bëhen më shumë përpjekje për të nxitur ndërtimin e një sistemi modern industrial dhe për krijimin e forcave të reja prodhuese cilësore. Në raport thuhet se Kina do të ndërmarrë veprime për zhvillimin cilësor të zinxhirëve të sektorëve kyçë të manifakturës, duke forcuar elasticitetin dhe aftësinë konkurruese në fushat përkatëse. Po ashtu, do të zbatohet projekti i ngritjes së nivelit teknologjik, si edhe do të shpejtohet zhvillimi i sektorëve modernë në shërbim të prodhimit. Do të konsolidohen gjithashtu epërsitë në industritë e ndryshme, si automjetet inteligjente të lidhura me internetin dhe me energji të reja, duke përshpejtuar edhe zhvillimin e industrive si energjia e hidrogjenit, materialet e reja e barnat inovative. Kina do të hartojë edhe plane zhvillimi të industrive të së ardhmes, duke hapur fusha të reja si teknologjia kuantike dhe shkenca e jetës, dhe do të ndërtojë një kontingjent zonash industriale në këtë drejtim.

Kina do të marrë masa për të siguruar trajtim kombëtar për ndërmarrjet me financim të huaj, sipas raportit të punës së qeverisë.

Për të nxitur hapjen me standard më të lartë dhe përfitimet e ndërsjella, Kina do të promovojë përafrimin me rregullat ekonomike e tregtare ndërkombëtare me standarde të larta dhe do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale, thuhet në raport. Po sipas këtij dokumenti, do të bëhen më shumë përpjekje për të tërhequr investimet e huaja. Të gjitha kufizimet për hyrjen në treg të investimeve të huaja në sektorin e prodhimit do të hiqen dhe kufizimet për hyrjen në treg në sektorët e shërbimeve, si telekomunikacioni dhe shëndetësia, do të pakësohen, shkruan CMG.

Do të punohet gjithashtu për ta bërë Kinën një destinacion të pëlqyer për investimet e huaja dhe për të arritur përparim të qëndrueshëm lidhur me bashkëpunimin me cilësi të lartë në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”.

You Might Also Like

Kina publikon librin e bardhë mbi kontrollin e armëve në epokën e re

Stefano Balduccio: a mos e çoni ndër mend fare ananasin në picë

SHBA pezullon kërkesat e emigracionit për afganët, pas të shtënave në Uashington

Papa Leone XIV në Turqi dhe Liban për nxitjen e paqes

Hegseth: 500 trupa shtesë nga Garda Kombëtare do të dislokohen në Uashington

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bislimi sot takohet me Lajçakun
Next Article Polonia kritikon Hungarinë dhe Sllovakinë për takimin me Lavrov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve
Maqedoni TOP LAJM
Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
Maqedoni TOP LAJM
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni
Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Join Us!

Subscribe to our newsletter and never miss our latest news, podcasts etc..

[mc4wp_form]
Zero spam, Unsubscribe at any time.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?