By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina kundërshton planin izraelit për Gazën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kina > Kina kundërshton planin izraelit për Gazën
Kina

Kina kundërshton planin izraelit për Gazën

admin
Last updated: 12/08/2025 19:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

I dërguari kinez në OKB shprehu shqetësim të madh për planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke thënë se çdo përpjekje për të arritur këtë qëllim duhet të kundërshtohet me vendosmëri, shkruan “Xinhua”.

“Miratimi nga Kabineti i Sigurisë i Izraelit i një plani për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës është një çështje e madhe shqetësuese”,- deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, Fu Cong, në një takim mbi çështjen palestinezo-izraelite të mbajtur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke i kërkuar Izraelit të ndalojë menjëherë këtë veprim të rrezikshëm.

“Gaza i përket popullit palestinez. Është një pjesë integrale e territorit palestinez. Çdo veprim që synon të ndryshojë strukturën e tij demografike dhe territoriale duhet të përballet me refuzim dhe rezistencë të plotë”,- theksoi Fu.

Fu tha se mjetet ushtarake nuk janë mënyra për të zgjidhur konfliktin e gjatë dhe një armëpushim i menjëhershëm është e vetmja mënyrë e duhur për të shpëtuar jetë dhe për të siguruar lirimin e pengjeve.

Ai i bëri thirrje qeverisë izraelite të dëgjojë thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare dhe popullit të saj, të ndalojë menjëherë përshkallëzimin e tensioneve dhe të përfundojë operacionet e saj ushtarake në Gaza.

“Vendet me ndikim të rëndësishëm mbi palët duhet të mbajnë një qëndrim të drejtë dhe të përgjegjshëm dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të çuar përpara një armëpushim”, shtoi ai

Fu gjithashtu i kërkoi Izraelit të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar si një fuqi pushtuese; të hapë të gjitha kalimet kufitare; të heqë kufizimet në aksesin e ndihmës; të sigurojë hyrje në shkallë të gjerë, të shpejtë dhe të sigurt të furnizimeve humanitare në Gaza; dhe të mbështesë Kombet e Bashkuara në ofrimin e ndihmës sipas parimeve humanitare.

Fu e quajti zbatimin e zgjidhjes me dy shtete rrugën e vetme të qëndrueshme për zgjidhjen e çështjes palestineze dhe arritjen e bashkëjetesës paqësore midis Palestinës dhe Izraelit.

 

Në takim, plani i Izraelit për marrjen e Gazës shkaktoi protesta dhe dënime të gjera nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit

You Might Also Like

Kina zbulon planin pesëvjeçar për industrinë e aviacionit civil

Aktivitetet gjatë pushimeve verore janë vërtet të favorshme për ekonominë dhe shoqërinë

Kinë, nis shqyrtimi i produkteve të firmës amerikane “Palo Alto Networks” lidhur me sigurinë kibernetike

Vendosja e tarifave të reja amerikane për panelet diellore dhe çipat irriton Kinën

Forcat detare dhe ajrore kineze patrullojnë Huangyan Dao

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Paligjshmëria e KAYO, Policisë së Shtetit dhe Ushtarake u provua me vendim gjykatë”- Avokati: Ndërprerja e sinjalit të News24 është e paligjshme! Kompania ka kontratë qiraje deri në 2033
Next Article Sela për Lubotenin: Gjaku i tyre u shndërrua në dritë dhe amanet për të gjithë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?