Kina ka përcaktuar kornizën dhe orientimin prioritar të zhvillimit për pesë vjetët e ardhshëm, kështu u bë e ditur në një komunikatë të publikuar të enjten.
Plani i 15-të Pesëvjeçar mbart një rëndësi të veçantë ,pasi vetëm 10 vjet kanë mbetur deri në vitin 2035, një vit vendimtar kur vendi synon të “arrijë në thelb modernizimin socialist”.
Gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, Kina do t’i kushtojë një rëndësi më të madhe strategjike nxitjes së forcave të reja prodhuese cilësore për t’i dhënë shtysë të mëtejshme rritjes ekonomike.
Ky qëllim do të mbështetet nga një planifikim gjithëpërfshirës i nivelit të lartë së bashku me masa më të forta institucionale dhe politike. Vendi synon të intensifikojë inovacionin shkencor e teknologjik dhe të arrijë përparime në teknologjitë kryesore në fusha kritike.
Në të njëjtën kohë, përpjekjet do të përqendrohen edhe në përmirësimin e industrive tradicionale, në nxitjen e sektorëve në zhvillim dhe në hedhjen e themeleve për industritë e ardhshme.
Gjithashtu, si një udhëheqëse globale në teknologjinë e gjelbër, ajo do të vijojë tranzicionin e vet të gjelbër, duke kontribuuar edhe në veprimet globale klimatike nëpërmjet produkteve të saj efektive për sa i përket kostos, dhe ekspertizës teknologjike.
Gjatë zbatimit të Planit të 14-të Pesëvjeçar(2021-2025) , rritja e vlerësuar e ekonomisë kineze pritet t’i kalojë 35 trilionë juanët (4.93 trilion dollarë amerikanë). PBB-ja për frymë arriti në 13 445 dollarë amerikanë vitin e kaluar, duke u renditur ndër nivelet më të larta për sa u përket vendeve me të ardhura të mesme-të larta.
Nga viti 2021 deri në maj të këtij viti, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja të drejtpërdrejta arriti 4.7 trilionë juanë (rreth 657 miliardë dollarë amerikanë).
Nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të këtij viti, investimet dypalëshe midis Kinës dhe vendeve partnere i kaluan 240 miliardë dollarët amerikanë.
Duke mbuluar periudhën 2026-2030, plani pritet të formulohet nëpërmjet një vlerësimi gjithëpërfshirës të tendencave globale dhe do të shërbejë si një hartë për zhvillimin e vendit në përputhje me kushtet në ndryshim.