By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klauzola e rrallë në kontratën e Musialas që mund t’i kushtojë miliona euro Bayern Munichut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Klauzola e rrallë në kontratën e Musialas që mund t’i kushtojë miliona euro Bayern Munichut
Sport

Klauzola e rrallë në kontratën e Musialas që mund t’i kushtojë miliona euro Bayern Munichut

admin
Last updated: 18/11/2026 09:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një klauzolë e veçantë në kontratën e Jamal Musialas mund t’i kushtojë shtrenjtë Bayern Munichut në rast se ylli gjerman pëson një lëndim afatgjatë.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Sport Bild, kontrata e 23-vjeçarit përmban një dispozitë që i garanton atij pagën e plotë për gjashtë muaj, në rast se një lëndim e detyron të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Zakonisht, Bayern Munichu, sikurse edhe punëdhënësit e tjerë në Gjermani, është i detyruar t’ua paguajë punonjësve pagën e plotë vetëm për gjashtë javët e para të sëmundjes ose paaftësisë për punë. Nga java e shtatë, pagesat kalojnë te sigurimi shëndetësor shtetëror, me një kufi prej 5.812,50 euro bruto në muaj.

Megjithatë, Musiala ka arritur të sigurojë kushte shumë më të favorshme gjatë rinovimit të kontratës në shkurt të vitit 2025. Në atë kohë, futbollisti dhe drejtuesit e klubit bavarez e zgjatën marrëveshjen, e cila fillimisht skadonte më 30 qershor 2026, deri në vitin 2030.

Përveç kësaj, reprezentuesi gjerman përfitoi edhe një rritje të konsiderueshme të pagës. Sipas Sport Bild, Musiala përfiton 25 milionë euro në sezon, duke u renditur i dyti në listën e futbollistëve më të paguar të Bayernit, pas Harry Kane, paga vjetore e të cilit raportohet të jetë 29 milionë euro.

Kjo klauzolë merr rëndësi të veçantë duke pasur parasysh problemet fizike që Musiala ka pasur gjatë periudhës së fundit.

Në verën e vitit 2025, gjatë Kupës së Botës për Klube, ai pësoi një thyerje të fibulës pas një përplasjeje me ish-portierin e Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, duke qëndruar më pas jashtë fushave për më shumë se gjashtë muaj.

Pas rikthimit, 23-vjeçari është përballur sërish me probleme të ndryshme fizike. Gjatë këtij sezoni ai ka munguar në disa ndeshje për shkak të një dëmtimi muskulor, si dhe pasojave të episodeve të shkurtra të humbjes së përkohshme të vetëdijes, të lidhura me një çrregullim neurologjik.

You Might Also Like

Agjenti i Guardiolës zbulon ofertat nga Arabia Saudite dhe vendimin e trajnerit

Chelsea planifikon një sulm të çmendur prej 180 milionë eurosh për dy yjet e Barcelonës

Zyrtare: Arda Guler nënshkruan kontratë afatgjate me Real Madridin

Gjëja më bezdisëse nga Kupa e Botës 2026 do të mbetet në përdorim edhe për Kupën e Botës të ardhshme

Rezultatet e dobëta i kushtojnë Kosovës, “Dardanët” pësojnë rënie në renditjen e FIFA-s

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ai i ka tejkaluar Lampard, Scholes dhe Gerrard”, Rio Ferdinand vlerëson ndikimin e Bellinghamit te Anglia
Next Article LAMM: Kujdes në rrugët e lagështa
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?