By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: Nga e hëna do të kthehen pacientët parë që janë për kurim jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: Nga e hëna do të kthehen pacientët parë që janë për kurim jashtë vendit
Maqedoni

Klekovski: Nga e hëna do të kthehen pacientët parë që janë për kurim jashtë vendit

admin
Last updated: 21/03/2025 10:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Nga e hëna priten kthimet e para nga jashtë të pacientëve të lënduar që janë dërguar për trajtim pas zjarrit në Koçan. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai tha se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në vend, duke qenë se trajtimi i djegieve është një proces që mund të zgjasë disa muaj.

“Duhet të mendojmë për 150 të lënduar të cilët do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim të zgjatur. Po flasim për transplantim të lëkurës, po flasim për rehabilitim. Pra, po, duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë fëmijët tanë dhe mendoj se kthimet e para do t’i kemi që të hënën”, tha drejtori Klekovski.

Ai siguron se në vend ka mjekë që mund të merren me trajtimin e djegieve, pasi pjesë e ekipit që punoi në qendrën e vetme të djegieve në kuadër të Klinikës së Sëmundjeve Kirurgjike “Shën Naum Ohri” është ende aktiv në spital, edhe pse qendra është e mbyllur që nga viti 2016.

Drejtori Klekovski po ashtu tha se mjekët tanë kanë pasur ndihmë nga ekipi i Akademisë Mjekësore Ushtarake në Beograd që po ndihmonin në “8 Shtator”, por pas dy ditëve të para janë dashur të largohen sepse numri i pacientëve në Beograd është rritur. Mjekët maqedonas thanë se kanë marrë ndihmë edhe nga një ekip nga Republika Çeke, i cili ka punuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe kanë ndihmuar edhe tre ekipe nga Izraeli.

Gjithsej 106 persona të lënduar janë dërguar për trajtim jashtë vendit gjatë pesë ditëve të fundit. Prej tyre, 30 janë në Serbi, 15 në Bullgari, katër në Slloveni, pesë në Kroaci, 12 në Greqi, katër në Itali, gjashtë në Austri, katër në Belgjikë, katër në Lituani, 12 në Turqi, dy në Suedi, gjashtë në Hungari dhe dy në Poloni.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article NJË LOT
Next Article Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën 51-vjeçari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?