By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klingbeil: Maqedonia e Veriut duhet t’i bashkëngjitet BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klingbeil: Maqedonia e Veriut duhet t’i bashkëngjitet BE-së
Maqedoni

Klingbeil: Maqedonia e Veriut duhet t’i bashkëngjitet BE-së

admin
Last updated: 10/02/2024 21:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbeil potencoi se ekziston bashkëpunim i mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Ai konfirmoi se qëndrimi i Gjermanisë është që Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten BE-së. Siç tha, BE-ja duhet të mbetet e fuqishme dhe e qëndrueshme, veçanërisht në kushte të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Klingbeil, Maqedonia e Veriut po e kryen mirë punën në pjesën e anëtarësimit drejtë BE-së.

“Bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut është i mirë. E di që ekziston bashkëpunim i mirë mes kancelarit Ollaf Shollc dhe Dimitar Kovaçevskit. Duam që Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkangjiten BE-së. Kjo është threlbësorer që të përqendrohemi në prosperitetin, rritjen, në krijimin e vendeve të reja të punës”, theksoi sot Klingbeil në konferencën e përbashkët për media me kryetarin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Klingbeil, i cili është për vizitë zyrtare në vend, dje mori pjesë në panel diskutimin “Politika progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert në Shkup.

Lidhur me panel diskutimin, ai theksoi se ka marrë pjesë në debat të frytshëm dhe se është këtu që ta përforcojë bashkëpunimin mes partive.

“Kemi pasur debat, i cili është fokusuar në dy pika – pika e parë është se si të forcohet bashkëpunimi i partive këtu në rajon me Gjermaninë dhe të gjejmë zgjidhje të mira. E kisha të qartë se duhet të mblidheshim më shpesh dhe të diskutonim për të ardhmen e vendeve. Debati i dytë është çështja e procesit të zgjerimit të BE-së”, shtoi Klingbeil.

Ai tha se nga ana gjermane ka dhënë deklaratë të qartë se vlerësojnë se duhet të shfrytëzohet hapësira për mundësinë e zgjerimit të Evropës dhe se duan të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Kovaçevski në konferencën e përbashkët për media me Klingbeil tha se BE-ja i duhet Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu, ne i nevojitemi Bashkimit Evropian.

“Evropa mund të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt vetëm nëse është e plotë dhe e bashkuar. Qytetarët dhe shteti kanë nevojë për politika socialdemokratike. Ato nënkuptojnë standard evropian të jetesës në shtëpi, nënkuptojnë qasje në tregun evropian, nënkuptojnë vazhdimin e rrugës evropiane që sjell përparim. Maqedonia e Veriut ka nevojë për Bashkimin Evropian. Por edhe Bashkimi Evropian ka nevojë për ne. Evropa mund të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt vetëm nëse është e plotë dhe e bashkuar”, tha Kovaçevski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas Kovaçevskit, përgjegjësi kolektive e përparimtarëve, forcave socialdemokrate në vendin tonë, rajon por dhe në Evropë, është që të punojnë bashkë për Evropë më të fuqishme dhe më të bashkuar.

“Për këtë ky është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë maqedonase. Ne kemi mundësinë e vetme të cilën nuk guxojmë ta humbasim, sepse humbja e kësaj mundësia do të nënkuptojë përsëri errësirë për shtetin, stagnim dhe kthim prapa të të gjithë asaj që është arritur deri më tani, domethënë izolim të plotë, me pasoja shumë më serioze nga dekada e kaluar e regjimit”, shtoi Kovaçevski.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndalohen tre shpërndarës të lëndëve narkotike në Shkup
Next Article Kompozimet e Michael Jackson shiten për 600 milionë dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?