By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj – nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj – nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses
Maqedoni

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj – nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

admin
Last updated: 18/04/2024 08:13
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.

“Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

“Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia… Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.

Në komitete, gjithashtu – në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Knaus u pyet edhe lidhur me vendimin e disa deputetëve të Italisë – vend që e njeh Kosovën – për të abstenuar gjatë votimit e edhe që disa deputetë hungarezë, gjithashtu, votuan kundër.

“Ishte mirë që deputetët nuk votuan në përputhje me qëndrimet e vendeve të tyre. Në të shumtën e rasteve, kjo shkoi në favor të Kosovës.

Por, është fakt që disa delegacione, si ai i Italisë, ishin të ndara. Disa italianë votuan në favor të Kosovës, disa abstenuan.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në rastin e Hungarisë pamë një qasje që ka kohë që ka nisur. Hungaria po sillet si një vend që nuk e njeh Kosovën, duke votuar kundër përparimit të saj në rrugën drejt institucioneve ndërkombëtare.

Asnjëri rast nuk është befasues, por vë theksin te hapi tjetër i madh – votimi në Komitetin e Ministrave në muajin maj.

Abstenimi i italianëve do të thotë se disa vende – Italia një prej tyre dhe disa të tjera që nuk e njohin Kosovën – konsiderojnë ende se ndoshta është shumë herët për ta marrë vendimin përfundimtar.

Ato nuk kanë shumë argumente, por do të duhet shumë lobim prej atyre që besojnë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjë e mirë për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për stabilitetin në Ballkan”, tha Knaus.

Ai foli edhe për votimin në maj dhe për atë nëse do të jetë rrezik shembull vota e Italisë.

“Qeveritë e shumë vendeve nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Madje, as në Gjermani nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Qeveria. Pra, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ajo që pamë në Asamblenë Parlamentare është sinjali më i fuqishëm i mundshëm.

Qeveritë, deri më tani, kanë mundur të thonë se presin atë që do të bëjë Asambleja. Tani Asambleja ka folur dhe qeveritë duhet ta marrin vendimin.

Politikanët që të martën mbështetën në mënyrë eksplicite Kosovën me fjalimet e tyre, tani duhet t’i këshillojnë qeveritë e tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kosova, po ashtu, duhet të vazhdojë të veprojë në mbështetje të rastit të saj. Ky [në Asamblenë Parlamentare] nuk ishte vendimi përfundimtar, por atë do ta bëjë më të lehtë vota e tillë e fuqishme në Asamblenë Parlamentare”, thekson tutje ai.

Ai po ashtu ka folur edhe lidhur me kërkesat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo?

Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja.

Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion”.

Sipas tij, ka disa gjëra që Kosova mund t’i bëjë në javët e ardhshme.

“Do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të tregojë se çfarë është e gatshme të bëjë, që njerëzit ta shohin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në Këshill të Evropës, por edhe me përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.

Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë. Themelimi i Asociacionit pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur. Serbia e ka bërë të qartë se më mirë nuk do ta kishte Asociacionin, sesa Kosovën në Këshillin e Evropës.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin – ose draftet për Asociacionin – në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim.

Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se – kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën – do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim].

Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë”, tha ai.

Knaus i pyetur nëse votimi në maj dështon, çka ndodh pastaj, tha “Nuk dua të spekuloj, sepse gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë. Nëse lojtarët kyçë – ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike – vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit, Kosova do të ketë sukses”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Parashikimi i motit në Shqipëri
Next Article Gjendet i pajetë trupi i një emigranti në Drenove të Korçës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?