By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kocevski: Lëndët gjyqësore nuk fshihen në sirtarë, procedurat janë të gjata për arsye objektive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kocevski: Lëndët gjyqësore nuk fshihen në sirtarë, procedurat janë të gjata për arsye objektive
MaqedoniTOP LAJM

Kocevski: Lëndët gjyqësore nuk fshihen në sirtarë, procedurat janë të gjata për arsye objektive

admin
Last updated: 08/10/2024 09:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor –  Numri i vogël i prokurorëve, mjetet e pamjaftueshme buxhetore, mosparaqitja e palëve dhe dorëzimi janë pjesë e sfidave që përmban raporti vjetor për punën e prokurorive publike për vitin 2023, i cili u prezantua nga prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski para deputetëve në Kuvend.

Siç informoi Kocevski, në vitin raportues janë pranuar kallëzime kundër 17.124 kryerësve të rritur të njohur dhe ndaj 944 fëmijëve, ndërsa së bashku me 12.382 lëndë të papërfunduara të bartura nga viti 2022, prokuroritë publike kanë vepruar në gjithsej 29.506 lëndë kundër kryerësve të njohur.

“Duke marrë parasysh rënien e vazhdueshme të numrit të prokurorëve publikë në vitet e kaluara, rrjedha e përgjithshme e lëndëve në prokuroritë publike nuk është aspak për t’u neglizhuar, gjegjësisht mesatarisht çdo prokuror publik nga Prokuroria Themelore ka marrë rreth 180 raste të reja. Natyrisht, ky numër paraqet vetëm një mesatare dhe fluksi dhe vëllimi i punës në prokurori të caktuara është dukshëm më i lartë”, thuhet në raport.

Kocevski theksoi se përkundër faktit se kushtet materiale të punës për prokuroritë publike janë duke u përmirësuar, por nuk është përmbushur obligimi nga Ligji për Prokurorinë Publike, që buxheti i Prokurorisë Publike të jetë 0,4 për qind nga buxheti i shtetit për vitin aktual.

Si sfidë ai veçoi kushtet hapësinore në të cilat punojnë pjesa më e madhe e prokurorive në mbarë vendin, të cilat nuk i plotësojnë nevojat dhe as nuk i plotësojnë kërkesat për efikasitet të procedurës penale, ndërsa problem për prokuroritë mbetet stafi informativ.

“Nuk ka lëndë të fshehura në sirtar, ka arsye objektive të zvarritjes së procedurave. Bëhet fjalë për një numër të vogël prokurorësh, mosparaqitje të palëve, dorëzim. Rrethanat objektive janë problemi më i madh sa i përket efikasitetit të Prokurorisë Publike”, tha Prokurori.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skandal i paprecedentë në tenis: Askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, gjyqtari humbi plotësisht ‘toruan’
Next Article Turqia do të evakuojë qytetarët nga Libani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?