By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Angiografi biplanare në QSUT, pajisje për trajtimin e goditjeve në tru
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Angiografi biplanare në QSUT, pajisje për trajtimin e goditjeve në tru
Shqipëri

Koçiu: Angiografi biplanare në QSUT, pajisje për trajtimin e goditjeve në tru

admin
Last updated: 12/12/2024 15:41
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të pajiset me angiografi biplanare, që përdoret për të trajtuar goditjet në tru, trombozat apo incidente të tjera kardiovaskulare.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes ndryshuese me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, Koçiu bëri të ditur se blerja e kësaj pajisjeje do të lejojë rritjen më tej të standardeve për qytetarët.

“Është një rialokim për të cilin Banka Botërore ka dhënë miratimin e saj. Konkretisht i kemi kërkuar BB të përdorim një teprim prej më shumë se 1 milion euro nga shuma prej 32.1 milionë eurosh për blerjen e pajisjes Angiogram, që do të vendoset në QSUT që përdoret për të trajtuar goditjet në tru, trombozat apo incidente të tjera kardiovaskulare duke sjellë përfitim të drejtpërdrejtë për qindra qytetarë“, u shpreh ministrja Koçiu.

Duke folur për kontekstin historik të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, ministrja tha se ky është një bashkëpunim i gjatë, projekti i parë i të cilit është financuar nga BB në vitin 1994.

Projekti i fundit në radhë është ai i 2022-shit, kur u lidh një marrëveshje për rehabilitimin e infrastrukturës shëndetësore për objektet e ndërtuara nga tërmeti.

Ministrja informoi se para huas së vitit 2015, kanë qenë 3 projekte të tjera të zbatuara në Shqipëri, më i madhi në periudhën 2006-2014.

“Këto projekte kanë rezultuar të pasuksesshëm. Këtë e thotë Banka Botërore. Pavarësisht kësaj, në shkurt të vitit 2015, përfundoi me sukses një negociatë e gjatë 1-vjeçare me BB për të financuar 32,1 milionë euro reforma transformuese, atëherë të saponisura në kantierin e shëndetësisë. Sot, ky projekt i BB është realizuar në masën 97% në të dy komponentët e tij. Për të qartësuar për publikun, projekti i financuar nga kjo huamarrje ka dy komponentë kryesorë”, tha ministrja Koçiu.

Komponenti i parë, ai i përmirësimit të menaxhimit dhe infrastrukturës spitalore, vuri në dukje ministrja, ka pasur për qëllim përmirësimin e efiksasitetit dhe cilësisë së shërbimeve spitalore në Shqipëri, duke financuar me asistencë teknike, trajnime e pajisje mjekësore për mbështetjen e hartimin e zbatimit të një rrjeti të qëndrueshëm spitalor me infrastrukturën e duhur dhe kapitalin njerëzor.

“Ky komponent ka financuar përmirësimin e infrastrukturës dhe modernizimin e pajisjeve mjekësore në 11 spitale rajonale, nga ekografitë, mamografitë, rezonancat magnetike, angiografët dhe modernizimin e një sërë pajisjesh të tjetra mjekësore. Gjithashtu ka financuar rehabilitimin e plotë të spitalit pediatrik në QSUT, punimet për rehabilitimin e spitalit rajonal në Kukës, të spitalit të Kurbinit në Laç, etj.”, theksoi ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Komponenti dytë, vijoi Koçiu, ka të bëjë me përmirësimin e sistemit të menaxhimit të informacionit shëndetësorë në shërbimet spitalore.

“Janë financuar transformime që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët, duke shkurtuar radhët e pritjes apo burokracinë, si dhe duke rritur transparencën dhe llogaridhënien, Është një komponent thelbësor në arritjen e mbulimit universal shëndetësor duke siguruar akses të barabartë dhe shërbime cilësore për të gjithë qytetarët”, tha ministrja Koçiu.

Sipas saj, në zemër të këtij sistemi qëndron dosja elektronike shëndetësore e pacientit, duke integruar recetën elektronike, kartën e shëndetit dhe nënshkrimin elektronik të profesionistëve të shëndetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Janë elementë që sigurojnë që qytetarët të përfitojnë trajtim në kohë dhe të reduktohet kosto financiare e shërbimeve, një hap i rëndësishëm drejt mbulimit universal shëndetësor dhe drejt autonomisë spitalore”, deklaroi ajo.

Koçiu theksoi se në fokus të këtij komponenti kanë qenë edhe spitalet rajonale, si ai i Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës.

“Sot jemi në kushtet kur në prag të përfundimit të kohës së zbatimit të këtij projekti, i cili është zbatuar në masën 97%, të adresohet tepria e mbetur. Tepria e mbetur lidhet me disa aktivitete të ezaurura apo jo esenciale për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në vite. Dua të qartësoj se kur ky projekt nisi të zbatohej, në 2015-ën, ne nuk kishim ende shumë nga mjetet e teknologjisë që kemi sot në përdorim. Fakt është se kemi ecur me hapa më të shpejtë nga ato që edhe vetë BB kishte parashikuar në vitin 2015. Prandaj në konsultim dhe me ekspertët e BB, me sukses kemi negociuar për përdorimin e shumës për blerjen e instalimin e angiografit”, vuri në dukje ministrja Koçiu në fjalën e saj në Kuvend.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dorëhiqet Artan Grubi, VLEN: Tendat të vendosen para selisë në Reçicë
Next Article Nallbati takime të nivelit të lartë në SHBA, në fokus lufta ndaj krimit të organizuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?