By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kodi Zgjedhor “kufizon” garën e nismave qytetare në zgjedhje në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kodi Zgjedhor “kufizon” garën e nismave qytetare në zgjedhje në Maqedoni
MaqedoniTOP LAJM

Kodi Zgjedhor “kufizon” garën e nismave qytetare në zgjedhje në Maqedoni

admin
Last updated: 25/03/2024 09:47
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 mars – Nismat qytetare thonë se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kufizojnë në masë të madhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 8 maj.

Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nismat qytetare nga 1.000 nënshkrimet e votuesve të regjistruar në një njësi zgjedhore, tani do të duhet të mbledhin të paktën një për qind të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë njësi zgjedhore ku do të konkurrojnë me listë për deputet.

Me këtë trefishohet, përkatësisht katërfishohet numri i nënshkrimeve që duhet të mbledhin nismat e pavarura që të mund të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare.

Nismat qytetare, për këtë arsye, kanë kërkuar që me procedurë të përshpejtuar ashtu siç u bënë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të ulet kuota e nënshkrimeve të grumbulluara si dhe të lejohet që emri i listave të pavarura të këshilltarëve të shënohet në tërësi në fletat e votimit dhe t’u mundësohet qasje e të pavarurve në listat zgjedhore.

Nga ana tjetër, partitë politike, që kanë votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bashkimi Demokratik për Integrim, OBRM-PDUKM-ja dhe Lidhja Social Demokrate, ndryshimet në Kodin Zgjedhor i kanë arsyetuar me kërkesën për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në legjislacionin zgjedhor.

Kryetari i grupit punues të ngritur nga Ministria e Drejtësisë për hartimin e një Kodi tërësish të ri zgjedhor, Aleksandar Novakovski, thotë për “Radion Evropa e Lirë” (REL), se jo vetëm që ngritja e pragut nuk është kërkesë e OSBE-së, por një gjë e tillë nuk është ngritur fare si çështje.

“Në asnjë rast çështja që ka të bëjë me kuotën e nënshkrimeve që duhet të mbledhin nismat qytetare, nuk ishte propozim për shqyrtim, as nuk ishte pjesë e rekomandimeve të OSBE-së”, thotë Aleksandar Novakovski, i cili është edhe ish-kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Nga nisma qytetare Më Mirë për Tetovën, thonë për REL-in se me ndryshimet e fundit ligjore, në masë të theksuar ngulfatet veprimi i iniciativave qytetare. Sipas tyre, veprimi i iniciativave qytetare paraqet vlerë të shtuar për debate konstruktive në institucionin ligjvënës duke trajtuar çështjet që janë me interes për qytetarët dhe jo partitë politike.

“Iniciativat qytetare diskriminohen në dobi të partive politike. Ky veprim i përbashkët i partive politike nxjerr në sipërfaqe lojën e dyfishtë të politike, kinse mes vete janë armiq të përbetuar para publikut, por në fakt gjithmonë gjejnë mënyrën për të bashkëvepruar kur cenohet terreni i tyre”, thotë Agron Arifi, nga nisma qytetare Më Mirë për Tetovën.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gorjan Jovanovski, nga nisma qytetare Green Human, që në zgjedhjet e fundit lokale arriti të fitojë dy ulëse në Këshillin e Qytetit të Shkupit, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor thotë se partitë politike nuk dëshirojnë të kenë në Kuvend nisma qytetare. Pavarësisht zënkave, thotë ai, partitë arrijnë të krijojnë aleanca për interesa të caktuara partiake dhe kjo gjë e di se do të jetë shumë e vështirë kur bëhet fjalë për nismat qytetare.

“Thjesht, luhet krejtësisht në kundërshtim me të gjitha rekomandimet e OSBE-së që të hiqet kërkesa për mbledhjen e nënshkrimeve në përgjithësi, sepse paraqet pengesë për përfshirjen e qytetarëve në punën e institucioneve. Me këtë, fjalë për fjalë, po tentojnë t’i largojnë të gjithë ata kandidatë të pavarur, përfshirë edhe neve, të cilët në zgjedhjet e kaluara arritëm të zëmë vend dhe të punojmë brenda këshillave si përfaqësues të qytetarëve”, thotë Jovanovski.

Ndryshmet në Kodin Zgjedhor bëhen vetëm dy muaj para mbajtje së zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe atyre parlamentare që do të mbahen më 8 maj. As në këto zgjedhje parlamentare nuk përfshihet kërkesa e ekspertëve që listat për zgjedhjen e deputetëve të jenë të hapura për të anashkaluar ndikimin e kryetarit të partisë në caktimin e deputetëve, por vetë qytetarët të jenë ata se kush dëshiron t’i përfaqësojë në Kuvend./REL/

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pse Dani Alves nuk mund të paguajë garancinë: Zbulohet shuma e parave që ai ka në bankë
Next Article WhatsApp zyrtarisht prezanton veçorinë e re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?