By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kokëdhima: Futbolli shqiptar e ka vendin te televizioni publik, është më i lidhur me shqiptarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Kokëdhima: Futbolli shqiptar e ka vendin te televizioni publik, është më i lidhur me shqiptarët
Sport

Kokëdhima: Futbolli shqiptar e ka vendin te televizioni publik, është më i lidhur me shqiptarët

admin
Last updated: 02/09/2024 21:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Futbolli rikthehet në shtëpinë e tij. Pas shumë vitesh mungesë, Radio Televizioni Shqiptar ne bashkëpunim me kompaninë Abissnet dhe FSHF rikthen në ekranin e tij ngjarjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar nën emrin “Abissnet Superiore”. Elita e futbollit shqiptar për 3 vite radhazi do të jetë në rrjetin e të gjithë shqiptarëve, pa pagesë.

Presidenti i kompanisë Abissnet Koço Kokëdhima u shpreh se është një partneritet që synon të ngrejë në nivelet më të larta ekonominë shqiptare të futbollit dhe të krijoj një platformë ku talentet e reja të rriten.

Për më tepër Kokëdhima theksoi se të gjitha kampionatet “Abissnet Superiore” do të jenë qartazi simbole të këtij përparimi.

“Është një partneritet që synon të ngrejë në nivelet më të larta ekonominë shqiptare të futbollit dhe të krijoj një platformë ku talentet e reja të rriten jo vetëm të shëndetshëm por edhe ne kontekstin e një industrie shumë konkurruese. Përmes këtij partneriteti ne duhet të ndihmojmë që të rinjtë e Shqipërisë të mos privohen këto ëndrra. Dua të shpreh besimin që të gjitha kampionatet “Abissnet Superiore” do të jenë qartazi simbole të këtij përparimi që suportohet nga ky partneritet dhe i ftoj të gjithë shqiptarët ti besojnë këto kampionate, ti besojnë garat e fëmijëve tanë, djemve dhe vajzave të Shqipërisë dhe ti mbështetim me gjithë zemër duke e kuptuar që mbështetja jonë nuk është thjeshtë një kalim kohe por është një energji shumë ë madhe për të rritur në mënyrë të shëndetshme brezat e ardhshëm. Dua që me këtë rast të falënderoj në mënyrë të posaçme FSHF dhe gjithë përkushtimin e tyre për ta çuar përpara futbollin e Shqipërisë. Zgjedhja e zotit Duka si president i UEFA-s është një mbështetje e madhe për të gjitha këto ambicie që ne ndërtojmë dhe suportojmë edhe përmes këtij partneriteti. Dua te falënderoj në mënyrë shumë të veçantë RTSh dhe zotin Peza për këtë iniciative shumë nderuese për ta dhe për futbollin e Shqipërisë sepse futbolli ynë e ka vendin tek RTSh i cili është televizioni më i lidhur me publikun shqiptar. Falënderoj kryeministrin Edi Rama i cili e ka suportuar këtë partneritet. Ky është vetëm një hap sepse mendoj shumë hapa të tjerë duhen bërë përpara”, u shpreh Presidenti i kompanisë Abissnet Koço Kokëdhima.

You Might Also Like

Joao Cancelo zbulon prapaskenat, sakrifikoi pagën për t’u rikthyer te Barcelona

Çfarë i ndodhi Mourinhos në sy? Trajneri i Real Madridit tregon incidentin

Rregulla të reja në Ligën Premier: Katër ndryshime për sezonin e ri, hiqet pauza për hidratim

Gjiganti turk përgatit ofertën për yllin e Atleticos, zbulohet formula për ta transferuar

Real Madridi dyshoi për Rodrin, heshtja e Mourinhos ndikoi në zgjedhjen e Barcelonës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plagoset me thikë një person në Prishtinë
Next Article Reuters ka zbuluar vendin e lëshimit të një rakete bërthamore ruse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?