By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komemoracion në nder të gazetarit Sashe Dimovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komemoracion në nder të gazetarit Sashe Dimovski
Maqedoni

Komemoracion në nder të gazetarit Sashe Dimovski

admin
Last updated: 27/08/2024 19:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht – Në Klubin e Gazetarëve sot u mbajt komemoracion në nder të gazetarit të ndjerë Sashe Dimovski. Përveç familjes së tij, të pranishëm ishin edhe kolegë nga media të ndryshme, gjyqtarë, prokurorë dhe miq, informoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Bashkëbiseduesit në komemoracion trajtuan fillimet dhe zhvillimin e karrierës së tij profesionale, duke theksuar qasjen e tij të përkushtuar ndaj punës dhe angazhimin e palëkundur në zbulimin dhe transmetimin e së vërtetës.

“Puna e tij është shënuar nga një qasje unike gazetareske që e bëri atë model për shumë gazetarë dhe kolegë të rinj”, theksojnë nga SHGM-ja.

Si anëtar shumëvjeçar i SHGM-së dhe kryetar i Këshillit të nderit pranë Shoqatës, siç është theksuar në komemoracion, Dimovski kontribuoi dukshëm drejt forcimit të standardeve profesionale dhe integritetit të profesionit të gazetarit në Maqedoni, veçanërisht përmes “rëntgenit të tij profesional për skajet më të errëta të sektorit të drejtësisë”.

“Nën drejtimin e tij, Këshill i nderit pranë SHGM-së arriti progres të dukshëm në promovimin e normave etike dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarisë, duke lënë mbrapa ata që do të vazhdojnë të ndikojë në brezat e ardhshëm të gazetarëve. Rrjedhimisht, në komemoracion u dha ideja që në të ardhmen të themelohet një çmim kërkimor në gjyqësor i cili do të mbante emrin e tij”, qëndron në kumtesën e SHGM-së.

Sashe Dimovski ka punuar si gazetar që nga viti 1996. Gjatë punës së tij ai ka qenë gazetar në “Kanal 5”, “Sitel”, “TV Alfa”, TV “24 Vesti” si dhe në gazetën javore dhe ditore “Fokus” në pozicionin e gazetarit dhe redaktorit. Ai ka bashkëpunuar me disa edicione ditore dhe javore, media televizive lokale dhe rajonale. Ai është themelues i organizatës qytetare dhe mediave onlajn SVEDOK që nga viti 2015.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti në takim me ministren e turizmit dhe mjedisit jetësor të Shqipërisë, Mirela Kumbaro
Next Article 34 artistët e Ansamblit Shqiptar së shpejti do të kthehen në punë, ministri premton

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?