By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësuesit e Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësuesit e Kuvendit
Shqipëri

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësuesit e Kuvendit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:36
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 nëntor, Argument – Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë të enjten, më 26 nëntor, një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jenë procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, zyrtarja e lartë evropiane do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, ajo do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa do të jetë e pranishme edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në një takim kushtuar ecurisë së negociatave të anëtarësimit.

Në axhendën e saj parashikohet gjithashtu një takim me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, ku pritet të diskutohen zhvillimet dhe sfidat e procesit të integrimit.
Përveç takimeve institucionale, Marta Kos do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të nxisë bashkëpunimin dhe investimet në rajon.

Komisionerja e Zgjerimit pritet të mbajë gjithashtu një fjalim në Forumin e Liderëve të Planit të Rritjes dhe Investimeve Rajonale.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës
Next Article Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?