By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni Anketues për Koçanin, Fronti Evropian akoma nuk i ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni Anketues për Koçanin, Fronti Evropian akoma nuk i ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme
Maqedoni

Komisioni Anketues për Koçanin, Fronti Evropian akoma nuk i ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme

admin
Last updated: 07/04/2025 14:35
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Në prag të dështimit është iniciativa e Frontit Evropian për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e siç thanë, qasjes selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë pas tragjedisë në Koçan, e që sipas tyre, kontrollohet nga qeveria. Frontit Evropian u mungojnë vetëm edhe dy nënshkrime nga njëzet sa nevojiten për të formuar një komision të tillë. Në këtë komision, ishte paraparë të marrin pjesë përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues nga ambasadat e SHBA-ve dhe vendeve të tjera të BE-së. Si opsion i dytë i Frontit është hapja e një debati mbikëqyrës në komision parlamentar, për të cilën nevojiten 15 deputetë.

“Deri sot nuk kemi mbledhur me sa e di. Sot është e hënë nuk e di por deri të premten nuk kishim 20 nënshkrime, kemi 17-18 nënshkrime. Presim që këtë javë në Kuvend t’i kemi këto nënshkrime me qëllim që të arrijmë deri te e vërteta të cilën e pret opinioni i Maqedonisë. E dyta për të cilën kemi fuqi, e ajo është hapja e një debati mbikëqyrës, për të cilën sipas ligjit kërkohen 15 deputetë”, deklaroi Sali Murat – Fronti Evropian.

Deputetët e së Majtës nuk do ta mbështesin iniciativën e Frontit për komision anketues ndërsa të njëjtën e quajnë antikushtetuese. Ndërkohë edhe E Majta ka ngritur iniciativë për debat mbikëqyrës, njësoj si Fronti Evropian, por E Majta ka vetëm gjashtë nënshkrime për momentin.

“Iniciativa e BDI-së për fat të keq është antikushtetuese. Kërkojnë nënshkrime të cilat nuk i kanë siguruar në tërësi për iniciativën e tyre. Në rast të jo kushtetueshmërisë apo jo ligjshmërisë ne nuk mund ta mbështesim”, tha Amar Mecinoviq – E Majta

I pyetur për zgjerimin e hetimeve kundër tragjedive të viteve të fundit, të cilat kanë ngjallur dyshime të shumta në opinion, kryeministri Mickoski propozon që në komisionin anketues të Frontit, të hapet debat edhe për “Llaskarcën”, “Besa Transin” dhe “Spitalin modular”.

“Nëse me të vërtetë duam ristartim atëherë atë ristartim duhet ta bëjmë në të gjitha nivelet dhe ta shohim përgjegjësinë edhe në ato raste. Në rastin “Llaskarca”, në rastin “Besa Trans”, në rastin “Spitali Modular”, të shohim si është vepruar. Kishte ide dhe iniciativë në Kuvend të ketë komision anketues për rastin “Koçani”. Ne dhe grupi i jonë parlamentar propozuam dhe qëndron në atë që të zgjerohet edhe për këto tre raste kështu që aty mund të ketë debat publik, të diskutohet të hapen të gjitha argumentet dhe gjithçka që paraqet dyshim, aty të prezantohet”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Duke mos arritur të mbledh njëzet nënshkrime për komisionin anketues, Fronti Evropian ka dorëzuar iniciativë deri te komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për mbajtjen e një debati mbikëqyrës. Nga Fronti dyshojnë se në hetime ka pasur tendenca për qasje selektive, fokusim i pakuptimtë te ish funksionarë, ndikim politik mbi organet e hetimit, transparencë e pa mjaftueshme dhe mos përfshirje të personave përgjegjës. Debati do të udhëhiqet mbi rolin e MPB-së, shërbimeve inspektuese, zbatimi i ligjeve dhe transparenca.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fetai: Ligji i ri për shtetësinë është storie e jashtëzakonshme e suksesit, Maqedonia e Veriut afër eradikimit të problemit të pashtetësisë
Next Article Mexhiti: Nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara për të shpëtuar liqenin e Prespës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?