By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni Evropian pritet të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Komisioni Evropian pritet të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën
Bota

Komisioni Evropian pritet të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën

admin
Last updated: 11/03/2024 22:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Evropian pritet që në takimin e kolegjit që do të mbahet të martën në Strasburg, të miratojë rekomandimin për vendimin e Këshillit për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Bosnje e Hercegovinës.

Radio Evropa e lirë mëson nga burimet diplomatike në Bruksel se për këtë vendim janë pajtuar strukturat e Komisionit dhe në takimin e së martës me 12 mars ai do të formalizohet.

Sipas procedurave të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian jep rekomandime ndërsa vendimet i merr Këshilli Evropian.

Në këtë rast, pasi të rekomandojë Komisioni, vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën duhet ta miratojnë liderët e 27 vendeve anëtare në samitin e BE-së, me 21 dhe 22 mars në Bruksel.

Liderët e BE-së, edhe në samitin e tyre në dhjetor të vitit të shkuar, kishin shprehur gatishmërinë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën por kishin përmendur edhe disa kushte që ky vend do të duhej t’i përmbushte deri në fund të muajit mars.

“Këshilli Evropian është i gatshëm të nisë negociatat e anëtarësimit në BE me Bosnje e Hercegovinën, kur niveli i nevojshëm i përputhjes me kriteret e anëtarësimit, të arrihet”, ishte thënë në konkluzat e atij samiti.

Vendimi i paralajmëruar për Bosnje e Hercegovinën konsiderohet nga diplomatët në Bruksel si shenjë e përkushtimit të BE-së për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe si përgjigje edhe ndaj sfidave gjeopolitike në Evropë, pas nisjes së invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Por burimet diplomatike tërheqin vërejtjen se deri te zhvillimi i samitit të liderëve të vendeve anëtare në Bruksel, Sarajeva duhet të bëjë edhe disa hapa në reforma, me të cilat rritë gjasat për një vendim më pozitiv të BE-së.

Sipas të njëjtave burime, ende ka disa shtete që janë skeptike ndaj vendimit për nisjen e negociatave me Bosnje e Hercegovinën, apo që kërkojnë që ky vendim të ketë edhe disa kushte shtesë para se negociatat të nisin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në Procesin e zgjerimit ndodhen momentalisht 10 vende.

Prej tyre. 9 kanë status kandidati dhe vetëm Kosova është vend i cili nuk e ka një status të tillë edhe pse ka aplikuar për anëtarësim në bllok.

Turqia, Mali i zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e veriut, Ukraina dhe Moldavia kanë edhe vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Status kandidati kanë edhe Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia, por deri tash nuk kanë vendim për hapjen e negociatave./REL

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ramazani, muaj i familjes
Next Article Kryeministri izraelit kërcënon se do të vrasë liderët e lartë të Hamasit në Gaza

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?