By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për Përzgjedhjen e Gjykatësve në GJEDNJ: Nuk do t’i komentojmë qëndrimet e kandidatëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni për Përzgjedhjen e Gjykatësve në GJEDNJ: Nuk do t’i komentojmë qëndrimet e kandidatëve
Maqedoni

Komisioni për Përzgjedhjen e Gjykatësve në GJEDNJ: Nuk do t’i komentojmë qëndrimet e kandidatëve

admin
Last updated: 27/08/2026 13:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Komisioni ka qëndrim parimor se nuk do t’i komentojë deklaratat dhe qëndrimet e kandidatëve që kanë aplikuar dhe kanë marrë pjesë në shpalljen dhe në procedurën e përzgjedhjes, thuhet në reagimin e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjykatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut GJEDNJ, pas kritikave nga një kandidat që ka marrë pjesë në shpallje.

Nga Komisioni megjithatë theksojnë në faktet e mëposhtme: Së pari, nuk është aspak praktikë e pazakontë që Paneli i Ekspertëve në procedurën e përzgjedhjes së gjykatësve të ketë vërejtje mbi propozimet për gjykatës, dhe në këtë drejtim, Paneli i Ekspertëve në praktikën e tij ka dosje për kthimin e listave të tëra, ose kandidatëve të caktuar nga ato lista. Së dyti, Paneli i Ekspertëve në raportin e tij mbi listën e paraqitur nuk kishte asnjë vërejtje mbi punën dhe procedurat e Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjykatës të Republikës së Maqedonisë në GJEDNJ.

“Së fundmi, pavarësisht qëndrimit parimor, Komisioni ende e konsideron të papranueshme që një kandidat i pakënaqur me punën e Komisionit ta kualifikojë punën e tij në një mënyrë të padenjë. Në këtë kuptim, nëse Komisioni do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë, përgjigjja do të ishte se ai kandidat do të ishte më mirë të përballej me turpin e punës së tij, i cili është notuar në një raport të Zyrës Shtetërore të Revizionit, sesa të jepte kualifikime të papërshtatshme për punën e Komisionit”, thuhet në reagimin e Komisionit për Përzgjedhjen e një Kandidati për Gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedura për zgjedhjen e një gjykatësi nga Maqedonia në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), një vit e gjysmë pas fillimit, është shtyrë përsëri. Paneli Këshillues i Ekspertëve në Këshillin e Evropës ka vlerësuar se kandidatja e propozuar, Ana Dangova Hug, nuk i plotëson plotësisht kriteret për gjykatëse në Strasburg, pas së cilës komisioni i Maqedonisë së Veriut ka propozuar një emër të ri.

Në vend të Ana dangova Hug është propozuar avokatja Jelena Ristiq, konfirmoi për Telma, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, i cili është edhe kryetar i komisionit.

Vendimi që Ristiq të propozohet u mor unanimisht në seancën e Komisionit të mbajtur më 20 gusht, pasi Ministria e Punëve të Jashtme informoi Komisionin për vërejtjet e Panelit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës.

Komisioni i parë i nominoi gjykatësen Gabriella Gajdova, prokuroren Lençe Ristoska dhe avokatin Jordan Apostollski. Përpara se lista t’i dërgohej Këshillit të Evropës, u formua një Komision i ri, i kryesuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ku janë anëtarë edhe kryetarët e Gjykatës Supreme, Penale dhe Civile, si dhe drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë.

Në nëntor të vitit të kaluar, komisioni i ri i propozoi Jordan Apostollski, avokaten Natasha Boshkova dhe dekanin e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë” Sasho Georgievski. Në maj të këtij viti, erdhi një ndryshim tjetër. Apostollski u zëvendësua nga Ana Dangova Hug, e cila u bë kandidatja e tretë e propozuar.

Ndërkohë, gjykatësi nga Maqedonia në GJEDNJ, Jovan Ilievski, mandati i të cilit duhej të mbaronte në fillim të vitit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj
Next Article Protesta për “Territorialen” në Maliq, organizatori përplaset me gazetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?