By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
Maqedoni

Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri

admin
Last updated: 05/02/2025 15:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt –  Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, vazhdon të mbetet i bllokuar pasi deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian, për momentin nuk kanë ndërmend të propozojnë emër të ri për kryetar komisioni, edhe pse kjo zyrtarisht u është kërkuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Blerim Bexheti, thotë se askush nuk mund t’i detyrojë dhe t’u tregojë se çfarë të bëjnë.

“Nën diktat është vështirë që të na detyrojnë se si do të veprojmë. Z.Gashi nuk ka shpërndarë rregullore për deputetët apo të del njohës i mirë. Ai mirë është që të udhëheqë Kuvendin e jo kryetar joformal të jetë koordinatori i VMRO-DPMNE-së.Kështu që nuk propozoni kandidat të ri? Mendoj që u përgjigja, nën diktat të kësaj shumice parlamentare dhe marionetës, kryetarit formal Afrim Gashi në Kuvend, ne nuk mund të vazhdojmë të veprojmë”, deklaroi Blerim Bexheti – Fronti Evropian.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi para pak ditësh bëri të ditur se nuk do të lejojë që të bllokohet puna e komisionit, ndërsa për ligje që do të vijnë për shqyrtim, nëse është nevoja do të caktojë deputet tjetër për të udhëhequr me komisionin. Gashi shpreson që do të arrihet marrëveshje mes partive parlamentare, edhe pse ky komision i takon Frontit Evropian. Nga koalicioni VLEN, dorëheqjen e Dautit e cilësuan si të gabuar duke thënë se tani i lanë vetë në luftën kundër branitellave. VLEN-i nuk mbështeti interpelancën ndaj Ilire Dautit duke votuar kundër. Pikërisht ligji për branitellat ishte arsyeja kryesore që solli deri te interpelanca dhe dorëheqja e Dautit, pasi e njëjta për disa herë me radhë refuzonte ta vendosë në rend dite propozim ligjin e LSDM-së. /Alsat.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article AAK nënshkruan deklaratën e zotimit për përfshirjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta në praktikat qeverisëse
Next Article KQZ akreditoi rreth 60 media vendore dhe ndërkombëtare me më shumë se 600 përfaqësues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?