Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, synojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kryesuan sesionin e parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Shqipëri – Emiratet e Bashkuara Arabe.
Balluku tha se, në fokus të këtij takimi ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe angazhimi i përbashkët për përshpejtimin e rritjes ekonomike.
“Duke forcuar bashkëpunimin në fushat kryesore strategjike nga energjia e rinovueshme dhe logjistika, te turizmi dhe bujqësia, takimi i sotëm synon të sjellë përfitime të prekshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për të dyja vendet”, theksoi Balluku.
