By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompani nga Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria hyjnë në bixhozin online në Maqedoni
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kompani nga Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria hyjnë në bixhozin online në Maqedoni
MaqedoniTOP LAJM

Kompani nga Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria hyjnë në bixhozin online në Maqedoni

admin
Last updated: 10/02/2024 18:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Kompani serbe, malazeze dhe bullgare do të organizojnë bixhozin online në Maqedoni. Lojërat e fatit në internet do të organizohen nga kompania serbe Mozart, e cila tashmë është e pranishme në tregun maqedonas të lojërave të fatit dhe kompania malazeze Vezuv, pronare e kazinove dhe basteve sportive Volkano. Kompania bullgare Telematic Interaktiv po hyn në tregun maqedonas të lojërave të fatit.

Lotaria shtetërore në tre kompanitë e reja do të jetë pronare dominuese me 51 për qind dhe partnerët e huaj do të zotërojnë 49 për qind.

Drejtori i secilës prej shoqërive të reja emërohet nga partneri i huaj dhe nga pesë anëtarë të këshillit mbikëqyrës, tre janë nga Lotaria Shtetërore dhe dy nga partneri i huaj.

Drejtor i Lotarisë Shtetërore Vezuv SHA Shkup është Tihomir Fidanovski, ndërsa në bordin mbikëqyrës janë Valmir Zekiri, Nadica Antonovska, Oleg Sekulloviq, Zheljko Mitrovic, i cili është drejtor i kompanisë malazeze Vezuv dhe Dashmir Hoxha.

Drejtor i Lotarisë Shtetërore – Mozzart Shkup është Dushan Simoviq, ndërsa në bordin mbikëqyrës janë drejtori i Lotarisë Perparim Bajrami, Rilind Sulejmani dhe Vlado Petkovski, Sllobodan Veselinoviq dhe Vladimir Stanojeviq nga Mozarti serb.

Drejtoreshë e Lotarisë Shtetërore – 77 Bit LLC Manastir, përmes së cilës hyn kompania bullgare Telematic Interaktiv, është Marina Milloshevska. Në bordin mbikëqyrës janë Pece Korunovski, Nafitula Elmazovski, Përparim Bajrami, Pece Trajkovski dhe Majlinda Ramadani. Në tre kompanitë e reja, Lotaria investon licencën për organizimin e lojërave të fatit në internet dhe partnerët e huaj 2,171 milionë euro secili për kosto operative.

Lojërat e fatit përmes internetit deri më tani ka organizuar vetëm Video Lotaria Shtetërore, e cila është shoqëri e përbashkët e Lotarisë Shtetërore dhe Casinos Austria, dhe prej disa muajsh Lotaria Shtetërore ka filluar të organizojë në mënyrë të pavarur lojërat e fatit online.

Video Lotaria e Re Shtetërore NOVO VLT, e cila është shoqëri e përbashkët e Lotarisë Shtetërore dhe Austrian Novomatic, ka edhe licencë për videollotari.

Kujtojmë se hulumtimi i Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike-IDEA tregoi se në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë përafërsisht 1.416 pika në të cilën qytetarët mund të luajnë lojëra të fatit, apo mesatarisht 18 pika për çdo komunë, duke përjashtuar lojërat e fatit online. Ky numër tregon për prezencë jashtëzakonisht të madhe të pikave ku mund të luhen lojëra të fatit, njëkohësisht edhe ekspozim të vazhdueshëm dhe qasje shumë të lehtë për secilin qytetar në lojëra të fatit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sa i përket të hyrave, hyrat totale të 56 kompanive për vitin 2021 ishin 556,115,216 euro, ndërsa ato u rritën në 690,885,917 euro në vitin 2022, apo një rritje prej 21%. Përkthyer në ditë, kjo i bie që për çdo ditë gjatë vitit 2022, 56 kompanitë e lojërave të fatit kanë realizuar nga 1.7 milion euro.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kostadinovska Stojçevska: MAB paraqet fitoren e artit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të
Next Article Mexhiti: Ndryshimin e bën RINIA!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?