By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompania jug-koreane po u ofron punëtorëve të saj 75 mijë dollarë, për çdo fëmijë që sjellin në jetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Kompania jug-koreane po u ofron punëtorëve të saj 75 mijë dollarë, për çdo fëmijë që sjellin në jetë
Kuriozitete

Kompania jug-koreane po u ofron punëtorëve të saj 75 mijë dollarë, për çdo fëmijë që sjellin në jetë

admin
Last updated: 07/02/2024 10:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kompania jug-koreane e ndërtimit Booyoung Group, planifikon të japë miliona dollarë për të ndihmuar në rregullimin e nivelit shumë të ulët të lindjeve në Korenë e Jugut.

Kompania me seli në Seul planifikon t’i japë secilit prej punonjësve të saj 100 milionë won koreane (75,000 dollarë) sa herë që ata kanë një fëmijë.

Për më tepër, ajo do të japë një total prej shtatë miliardë won koreanë (5.25 milionë dollarë) në para, për punonjësit që kanë lindur 70 foshnja që nga viti 2021.

Një zëdhënës i Booyoung deklaroi se kjo ndihmë në para është e destinuar si për gratë ashtu edhe për burrat, transmeton Telegrafi.

Shkalla e lindshmërisë së Koresë së Jugut në vitin 2022 ishte 0.78, që ishte shkalla më e ulët e lindshmërisë në botë.

Kjo normë pritet të bjerë në 0.65 deri në vitin e ardhshëm. Këto shifra zyrtare tregojnë se Koreja e Jugut ka një bombë demografike me sahat.

Shoqëritë e vendeve të tjera të Azisë Lindore po plaken gjithashtu me shpejtësi pas disa dekadash industrializimi dramatik.

Shoqëritë e shumë vendeve evropiane po plaken gjithashtu, por shpejtësia dhe pasojat e këtij procesi janë moderuar nga imigracioni.

Megjithatë, vende të tilla si Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina i janë shmangur imigrimit masiv si një mënyrë për t’u marrë me një popullsi në moshë në tkurrje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidenti i kompanisë Booyoung, Lee Joong-keun, tha se kompania ofron mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për punëtorët e saj për t’i ndihmuar ata me barrën financiare të rritjes së fëmijëve.

Punonjësve me tre foshnja do t’u jepet një zgjedhje midis marrjes së 300 milion won korean (225,000 dollarë) në para të gatshme ose marrjes me qira të një shtëpie nëse autoritetet sigurojnë tokë për ndërtim.

“Shpresoj se do të njihemi si një fushatë që kontribuon në inkurajimin e nivelit të lindjeve dhe që kujdeset për të ardhmen e vendit”, u tha Lee punëtorëve të tij.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Booyoung është një kompani që u themelua në vitin 1983 dhe që atëherë ka ndërtuar më shumë se 270,000 njësi banimi.

Kompani të tjera private të Koresë së Jugut, si dhe vetë qeveria, ofrojnë stimuj financiarë për të inkurajuar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë.

Megjithatë, shuma e Booyoung është më e madhja deri më tani. Stimuj të ngjashëm ekzistojnë edhe në Kinë, ku popullsia është në rënie për dy vite me radhë.

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 2 Ton publikon dy këngë të reja, “Trëndafil” dhe “Njo si ti”
Next Article Milani planifikon një goditje të trefishtë transferimesh nga Chelsea

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?