By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut
Maqedoni

Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut

admin
Last updated: 16/08/2024 09:35
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshillit Kombëtar Serb, pastiçeria “Missini”. Në vend të mishtores “Laziq”, supermareketi “Meridian”.

Në qendër të Mitrovicës së Veriut, ditëve të fundit vërehet një pamje ndryshe nga dy dekadat e kaluara.

Ky ndryshim ka të bëjë me hapjen e supermarketeve, restoranteve, pastiçerive dhe kafeneve që janë në pronësi të biznesmenëve kosovarë, biznese këto që gjenden në mbarë Kosovën, në jug të Ibrit. Këto kompani kryesisht udhëhiqen nga shqiptarë të Kosovës.

Deri vonë, lokalet ku po hapen bizneset e reja, ishin përdorur nga serbët lokalë. Mirëpo, Agjencia Kosovare e Privatizimit thotë se tani këto objekte janë nën kontrollin e saj dhe janë shpallur tenderë përmes të cilëve këto objekte janë marrë me qira apo janë blerë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për çfarë po shpresojnë pronarët e rinj?

Në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të Veriut, në 28 vjetët e fundit ka ekzistuar një kafene e quajtur “Dolçe vita”. Pronari vinte nga radhët e komunitetit serb.

Lokali dikur i takonte ndërmarrjes shoqërore, Luks, ndërsa sot është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Pasi kjo agjenci shpalli tender publik, objekti u ble nga një shqiptar i Kosovës dhe kafeneja ka marrë emrin “C’est la vie”.

Menaxheri i kësaj kafeneje, Nexhat Haliti, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky biznes ka klientë shqiptarë dhe serbë.

“Sot (15 gusht) është bërë një muaj që kur kemi nisur të punojmë. Nuk kemi pasur as provokimin më të vogël nga serbët, edhe ata po vijnë si klientë. Ne nuk u hapëm [kafenenë] vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët, për të gjithë njerëzit. Serbët kur vijnë këtu duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre”, thotë Haliti.

Për Halitin, bashkëjetesa mes komuniteteve në Kosovë është e pashmangshme.

“Duhet të jetojmë së bashku. Jemi fqinj”, thotë ai.

Ai shton se punëtorët po ashtu duhet të jenë nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, duke treguar se do të punësojë një kamerier nga komuniteti serb.

“Missini” është një zinxhir i pastiçerive që do të hapet në shtator në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, pronari i këtij biznesi, Astrit Misini, i cili është nga Mitrovica e Jugut.

Ai tregon se aktualisht është duke renovur lokalin që ka marrë me qira nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Misini thotë se ka vendosur të zgjerojë biznesin e tij në veri për shkak se gjendja e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, sipas tij, është stabilizuar.

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga shteti, ndihemi të sigurt për të investuar. Lokali ndodhet nën banesat në sheshin e qytetit. Punëtorët janë duke rinovuar, fqinjët nga komuniteti serb na kanë pritur shumë mirë”, thotë ai.

Misini thotë se fillimisht planifikon të punësojë 12 punëtorë.

“Ka persona njerëz që janë të interesuar, kanë aplikuar qytetarë nga komuniteti boshnjak dhe serb. Ne do të punësojmë qytetarë nga këto komunitete”, thotë ai.

Misini tha se klientët e tij në Mitrovicën e Jugut janë pikërisht serbët që jetojnë në komunat në veri të Ibrit.

Mitrovica e Veriut është një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ku në dy vjetët e fundit tensionet kanë qenë të larta për shkak të përpjekjeve të Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti për të shtrirë autoritetin në këtë pjesë. Largimi nga përdorimi i targave serbe, i dinarëve serbë, mbyllja e disa institucioneve që punojnë sipas sistemit serb janë disa nga vendimet që janë zbatuar dhe që kanë nxitur pakënaqësi dhe protesta nga popullsia lokale serbe.

Tensionet kulmuam në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Qytetarët për ndryshimet: “Si të përshtatemi kur gjithçka ndodh kundër vullnetit tonë”

Qytetarët në Mitrovicë të Veriut kanë mendim tjetër sa i përket ndryshimeve të fundit në qytet dhe ardhjen e biznesmenëve të rinj.

Disa qytetarë thonë se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundur dhe tregojnë se ata edhe në të kaluarën kanë jetuar së bashku, ndërsa të tjerë besojnë se zgjerimi i tregut të Kosovës në veri është për shkak të vendimit politik, e jo ekonomik.

Momo Millaçiq, i cili jeton në Mitrovicën e Veriut si banor i zhvendosur nga Peja, thekson se pronarët e lokaleve të reja komerciale me siguri që kanë “dokumente valide”.

“Ne kemi kundërshtuar shumë gjëra [Qeverinë e Kosovës], por çfarë të bëni, duhet ta pranoni”, thotë ai për REL-in.

Ndërkaq, Sërxhan Simonoviq, e sheh si “shqiptarizim të veriut” ardhjen e biznesmenëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut.

Ai shton se shumë procese në këtë pjesë zhvillohen kundër vullnetit të popullatës shumicë serbe.

Kjo, thotë ai, është “një taktikë për t’i larguar të gjithë ata që mund t’i bëjnë një lloj rezistence autoriteteve të Kosovës”.

Simonoviq po ashtu beson se ardhja e biznesmenëve shqiptarë ka prapavijë politike.

“Tregu në katër komunat në veri është i papërfillshëm dhe shumë i vogël për të krijuar përfitime të konsiderueshme”, thotë ai dhe shton se deri më tani serbët shkonin në Mitrovicë të Jugut kur donin të tregtonin me ndonjë nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë.

Radojko Jovanoviq nga Mitrovica e Veriut nuk i sheh si diçka të mirë ndryshimet e fundit.

“[Lokalet] po u jepen shqiptarëve kushedi në bazë të çfarë procedurash. Besoj se ka serbë që mund t’i marrin me qira apo edhe t’i blejnë këto lokale”, thotë Jovanoviq.

Megjithatë, ai beson se këto sipërmarrje do të performojnë mirë “sepse shqiptarët janë tregtarë të mirë”.

Mendim të ngjashëm shpreh edhe Dragica nga Mitrovica e Veriut. Ajo thotë se me siguri do të jetë kliente e bizneseve të reja, pasi lokalet ku shkonte më parë, tashmë janë mbyllur.

“Ne përshtatemi me gjithçka. Kështu është, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Për të pranuar, do të shohim se si, çfarë nga imponohet, kush mund të durojë. Jemi mësuar, kemi jetuar me ta [shqiptarët]”, thotë ajo.

Përderisa më parë nuk kishte biznesmenë shqiptarë në qendrën e Mitrovicës së Veriut, ata ishin të pranishëm në vendbanimet multietnike në këtë qytet dhe bashkëpunimi ndëretnik ka ekzistuar gjithmonë. Kështu, dyqanet në Lagjen e Boshnjakëve janë në pronësi kryesisht të shqiptarëve, ndërsa klientët janë kryesisht serbë. Pjesëtarët e komunitetit serb shpesh bëjnë tregti edhe në Mitrovicë të Jugut, ku ka edhe rrjete të mëdha të supermarketeve.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ajaxi fitoi dramën ndaj Panathinaikosit – secila skuadër gjuajti nga 17 penallti dhe u deshën 25 minuta për të përfunduar
Next Article Përmbyllet manifestimi “Ditët e Diasporës”, në Podujevë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?