Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të vazhdojnë me fazën e radhës së zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Prishtinës.
Në njoftimin e komunës kërkohet nga banorët të marrin pjesë në takime.
“Ju njoftojmë se, me vendim të Komisionit për Këshilla Lokal, do të vazhdojmë me fazën e radhës së zgjedhjes së Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Prishtinës. Ftojmë të gjithë banorët e këtyre zonave, që të marrin pjesë në këto takime. Më poshtë gjeni datat, kohën dhe vendin e mbajtjes së kuvendeve”, thuhet në njoftimin e komunës.