By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të borës në vendet më të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të borës në vendet më të larta
Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, me mbetje të borës në vendet më të larta

admin
Last updated: 07/04/2025 08:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 prill – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, kumtoi LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Aksi rrugor Krushevë – fshati Divjac i Poshtëm – fshati Koçishë është mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit që nga 4 prilli i këtij viti, për shkak se është e pasigurt për qarkullim dhe mund të përdoret rruga rajonale fshati Pusta Rekë – Krushevë.

Në kuadër të ndërtimit të Korridorit 10D, në drejtimin rrugor Prilep – Manastir është duke u zhvilluar një regjim i përkohshëm i komunikacionit, ku lëvizja e automjeteve do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale Prilep – Manastir, nga pjesa e kryqëzimit Lagovë deri në Topolçan. Sipas njoftimit të Viadujt Trejt SHPKNJP – Gostivar, ky regjim kohor ka filluar më 03.04.2025 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 15.11.2024 është i mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve.

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino Sellës është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pa rrymë disa komuna të Shkupit, pa ujë disa shfrytëzues të rrugës “Vanço Mickov”
Next Article Pas reshjeve të borës – java nis me mot të qetë dhe ngrica të lehta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?