Shkup, 17 janar – Unioni panevropian i Maqedonisë në bashkëpunim me Unionin Panevropian të Austrisë dhe Institutin e rajoneve të Evropës-Salzburg sot organizon Konferencë Ndërkombëtare “Diplomacia e biznesit – mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.
Siç informojnë nga Unioni Panevropian i Maqedonisë, konferenca do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa fjalë hyrëse do të mbajnë Andrej Lepavcov, ambasador dhe kryetari i Unionit Panevropian të Maqedonisë, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Aleksandar Nikolloski, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Karlo Resler, deputet në Parlamentin Evropian, kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, si dhe Pavo Barishiq – Sekretar i përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar Panevropian.
Në kuadër të Konferencës do të mbahet panel diskutim panevropian – “Diplomacia e biznesit – mjet për përforcimin e ekonomisë dhe stabilitetit, si dhe diskutim për “Sfidat infrastrukturore përballë zhvillimit ekonomik”.
