By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konferencë për sigurinë në komunikacion: Faktori njeri kyç për aksidentet në komunikacion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konferencë për sigurinë në komunikacion: Faktori njeri kyç për aksidentet në komunikacion
Maqedoni

Konferencë për sigurinë në komunikacion: Faktori njeri kyç për aksidentet në komunikacion

admin
Last updated: 30/05/2024 13:51
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 maj – Faktori njeri është kyç për mospasjen e viktimave në aksidente trafiku. Shkaku kryesor i aksidenteve në komunikacion është vozitja e shpejtë mbi 60 për qind, ndërsa cilësia e rrjetit rrugor ndikon me një për qind të aksidenteve në komunikacion.

Kjo u bë e ditur nga pjesëmarrësit në Konferencën e tretë ndërkombëtare për sigurinë në komunikacionin rrugor të organizuar nga Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRr), ku morën pjesë ekspertë të fushës së komunikacionit nga vendi, Serbia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina, Republika Sërpska dhe Bullgaria.

Siç theksoi kryetarja e KRSKRr, Gordana Kozhuvarovska, qëllimi i konferencës është ngritja e sigurisë në komunikacion në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

“Do të ketë linja të ndryshme prezantimesh që do të japin fryte për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe rritjen e kulturës në komunikacion. Në nivel të Ballkanit jemi diku në një nivel mesatar sa i përket sigurisë në komunikacion. Punojmë në mënyrë konstante që të zvogëlohet numri i aksidenteve në komunikacion dhe i viktimave dhe jemi pjesë e projektit që deri në vitin 2030 të mos ketë asnjë fëmijë që do të humbte jetën në aksident”, tha Kozhuvarovska.

Sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, nëse të gjithë i respektojmë rregullat nuk do të kemi aksidente në komunikacion. Statistika, thekson Angellovski, tregon se edhe pse kemi një trend të rënies në tre vitet e fundit ka rreth 120 viktima në aksidente, duke theksuar se sipas të gjitha analizave deri tani shkaku më i madh i aksidenteve në komunikacion është vozitja e shpejtë me mbi 60 për qind.

“Mesatarisht kemi rreth 250 mijë gjoba në vit, pra kjo tregon se sa intensivisht punon MPB-ja, por edhe sa intensivisht nuk respektohen rregullat. Ne vazhdojmë të punojmë në mënyrë preventive, të ndikojmë në vetëdijen e qytetarëve, sepse fatkeqësisht te disa qytetarë mesazhet tona nuk arrijnë”, tha Angellovski.

Dekani i Fakultetit të sigurisë, Nikolla Dujovski theksoi se më pak vdekshmëri në aksidente trafiku 22 në një milion banorë në vit ka Suedia, rreth 30 kanë vendet e tjera baltike dhe Zvicra, në Evropën Qendrore mesatarja është rreth 45, ndërsa mesatarja në Ballkanin Perëndimor është rreth 70, ndërsa në vendin tonë është 65, derisa më së shumti ka Rumania me 86.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Mesatarisht Maqedonia është diku drejt fundit. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rreth 70 viktima për një milion banorë. Vendi më i sigurt në Ballkan është Kosova e cila ka 55, kurse tek ne është rreth 65. Mesatarja evropiane është 40 viktima në një milion banorë në vit. Arsyet për këtë janë të ndryshme dhe njeriu ka ndikimin më të madh si faktor. Në 95 nga 100 situata përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për aksidentet e komunikacionit e ka shoferi, një për qind është gjendja e rrugës, ndërsa 3 deri në 4 për qind gjendja e automjetit dhe kushtet e rrugës – ditë, natë, rrugë e rrëshqitshme”, ka thënë Dujovski.

Mesatarisht në vend, siç tha ai, nga dy deri në katër fëmijë çdo vit e humbin jetën në aksidente trafiku. Ai theksoi se deri në vitin 2030 duhet të përfundojnë autostradat, por edhe të përmirësohen kushtet nëpër të gjitha rrugët ku ka pika të zeza.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sinan Alispahiq nga Kroacia, nga ana tjetër, theksoi se zbatojnë programe edukative për shoferët e moshës 65+ të cilët janë grupi më i rrezikuar, por edhe për më të rinjtë, pra fëmijët në moshën parashkollore.

“Fëmijët janë themel për krijimin e shprehive dhe kulturës në komunikacion. Prandaj i japim prioritet më të lartë edukimit të tyre në komunikacion”, tha Alispahiq.

Ai tha se duhet të përpiqemi të zbatojmë “Vizionin 0”, i cili parashikon që deri në vitin 2050 të mos ketë viktima në komunikacion.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zhurnal mëson: BDI në opozitë, Artan Grubi shkon këshilltar në kabinetin e Edi Ramës?!
Next Article ITSHKSH ngre ura të reja bashkëpunimi me institutin e trashëgimisë, edukimit dhe turizmit në Shqipëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?