By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë
Maqedoni

Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë

admin
Last updated: 27/06/2025 10:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe kandidatja e kësaj partie për kryeparalamentare, Albulena Haxhiu, kanë dalë në një konferencë për media, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Konjufcës, aktgjykimi i dha të drejtë Vetëvendosjes, ku një nga pikat më të rëndësishme, sipas tij, është se nëse ka bllokadë, partitë duhet të krijojnë marrëveshje politike e se “kjo nuk vlen vetëm për kryetarin e Kuvendit”.

“Ka të bëjë me interpretimin tonë se si e kemi parë ne si VV aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. VV u përgjigj me faktin se si fituese e zgjedhjeve edhe Kushtetuta i jep të drejtë që të propozojë kryetarin në krye të Kuvendit. Kjo nuk hasi në mirëkuptim të subjekteve opozitare dhe qasja e tyre ishte bllokuese. Ne ndërmorrëm një seri veprimesh të tjera duke i konsideruar si veprime që do t’i ndihmonin konstituimit të Kuvendit, njëra prej të cilave ishte ftesa për kryetarët e subjekteve politike.

Aktgjykimi na dha të drejtë, dhe aty një nga pikat më të rëndësishme është se nëse hyhet në bllokadë për të krijuar marrëveshje politike, kjo nuk vlen vetëm për kryetarin e Kuvendit, çka u sqarua edhe një herë. Interpretimi sa i përket kësaj pike, të raportit mes kryetarit dhe nënkryetarëve, është që t’i vendosim të gjithë në një pako dhe t’i votojmë pa u përzier në emrat që ne propozojmë.

Gjykata Kushtetuese, si ne e lexojmë, kjo është vetëm një paralajmërim që nëse hyn në rrugën e bllokimit, gjykata ka thënë se kjo nuk mund të bëhet vetëm për kryetarin.

Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e atij grupi parlamentar që ka dalë i pari në zgjedhje. Obligimi është i të gjithëve”, tha Konjufca, raporton EO.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Forcimi i bashkëpunimit ekonomik: Takim i ministrit Besar Durmishi me u.d. Ambasador i Katarit, E.T. Rashid Bin Said Al-Kajarin
Next Article Begaj në Universitetin e Kalabrisë: Qendër e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe kujtesës arbëreshe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?